polonia shpall 2 dite zie kombetare pas sulmit me arme zjarri ne qytetin e krakovit 6af066c407d7b

Polonia shpall 2 ditë zie kombëtare pas sulmit me armë zjarri në qytetin e Krakovit

November 8, 2026
1 minut lexim

Presidenti i Polonisë, Karol Nawrocki, ka shpallur dy ditë zie kombëtare pas sulmit me armë zjarri në qytetin e Krakovit, ku mbetën të vrarë gjashtë persona dhe u plagosën shumë të tjerë.

Vendimi u bë publik nga zëdhënësi i presidentit, i cili njoftoi se Nawrocki kishte nënshkruar dekretin për shpalljen e zisë kombëtare në të gjithë territorin e Polonisë më 8 dhe 9 nëntor.

Sipas raportimeve, autori i sulmit, i cili dyshohet se ishte i frymëzuar nga ideologjia e ekstremit të djathtë, hapi zjarr ndaj qytetarëve në qendrën e Krakovit, qyteti i dytë më i madh në vend. Mes viktimave raportohet edhe një shtetas britanik.

Policia bëri të ditur se personi i armatosur mbërriti me makinë në Sheshin Kryesor të Tregut të shtunën pasdite dhe qëlloi në mënyrë të rastësishme drejt njerëzve që ndodheshin në zonë.

Periudha e zisë kombëtare nisi në mesnatë, ndërsa flamujt polakë në institucionet publike u ulën në gjysmështizë.

Në shenjë respekti për viktimat, institucionet dhe mediat në vend kanë ndryshuar pamjen e tyre. Faqet e internetit kanë vendosur shirita të zinj në logot e tyre, ndërsa televizionet dhe radiot kanë përshtatur programacionin.

Gjithashtu, disa aktivitete dhe ngjarje argëtuese janë anuluar në shenjë zie për viktimat e sulmi.

Burimi:TV21

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ata qe krijuan incidentet ishin te paguar jo studente berisha reagon pas perzenies se demokrateve nga tubimi 6af066bc4a23f
Lajmi i mëparshëm

“Ata që krijuan incidentet ishin të paguar, jo studentë”/ Berisha reagon pas përzënies së demokratëve nga tubimi

evropa bashkohet me polonine ne dhimbje flamujt e be se ulen ne gjysmeshtize 6af066f7af40f
Lajmi i radhës

“Evropa bashkohet me Poloninë në dhimbje” – flamujt e BE-së ulen në gjysmështizë

Të fundit nga

ShkoLartë