evropa bashkohet me polonine ne dhimbje flamujt e be se ulen ne gjysmeshtize 6af066f7af40f

“Evropa bashkohet me Poloninë në dhimbje” – flamujt e BE-së ulen në gjysmështizë

November 8, 2026
1 minut lexim

Komisioni Evropian ka ulur në gjysmështizë flamujt evropianë para selisë së tij në Bruksel, në shenjë solidariteti me Poloninë pas sulmit tragjik që ndodhi të shtunën në qendër të Krakovës.

“Në solidaritet me popullin polak, flamujt evropianë para selisë sonë në Bruksel janë ulur në gjysmështizë pas ngjarjeve tragjike në Krakovë. Evropa bashkohet me Poloninë në dhimbje dhe solidaritet”, thuhet në reagimin e Komisionit Evropian.

Sulmi ndodhi të shtunën, më 7 nëntor, pak pas orës 15:00, në zonën e Sheshit Kryesor të Krakovës.

Sipas Qeverisë së Polonisë, një 25-vjeçar i armatosur hyri me veturë në zonën e qytetit të vjetër dhe hapi zjarr ndaj njerëzve që ndodheshin aty.

Nëntë persona humbën jetën, ndërsa 16 të tjerë u plagosën, përfshirë edhe sulmuesin.

Presidenti i Polonisë, Karol Nawrocki, ka shpallur 8 dhe 9 nëntorin ditë zie kombëtare në nderim të viktimave.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

polonia shpall 2 dite zie kombetare pas sulmit me arme zjarri ne qytetin e krakovit 6af066c407d7b
Lajmi i mëparshëm

Polonia shpall 2 ditë zie kombëtare pas sulmit me armë zjarri në qytetin e Krakovit

lsdm kerkon hetim ndaj mickoskit per hyrjen e alta bankes ne maqedoni 6af0675175159
Lajmi i radhës

LSDM kërkon hetim ndaj Mickoskit për hyrjen e Alta Bankës në Maqedoni

Të fundit nga

ShkoLartë