politikani amerikan ndalohet nga pushtuesit izraelite ne bregun perendimor 6a5363f040220

Politikani amerikan ndalohet nga pushtuesit izraelitë në Bregun Perëndimor

July 12, 2026
1 minut lexim

Kongresmeni amerikan Ro Khanna ka deklaruar se u ndalua për rreth 90 minuta nga kolonë izraelitë gjatë një vizite në Bregun Perëndimor të pushtuar, duke e cilësuar incidentin si momentin më shqetësues të udhëtimit të tij treditor në territorin palestinez.

Sipas mediave izraelite dhe amerikane, Khanna, i njohur për kritikat e tij ndaj politikës së vendbanimeve izraelite, tha se kolonët e armatosur bllokuan automjetin e delegacionit të tij pranë fshatit palestinez Khirbet Zanuta, në zonën e Hebronit, dhe e penguan të vazhdonte rrugën.

Duke folur për incidentin, kongresmeni u shpreh se u ndje i frikësuar dhe i pafuqishëm, ndërsa pretendoi se kolonët mbanin armë amerikane, dëmtuan automjetin e tij dhe se ushtarët izraelitë të mbërritur në vendngjarje nuk ndërhynë menjëherë për të zgjidhur situatën. Sipas tij, vetëm pas kontakteve me Ambasadën e SHBA-së dhe policinë izraelite iu lejua të vazhdonte vizitën.

Khanna tha se përvoja e bëri të reflektonte mbi situatën me të cilën përballen çdo ditë palestinezët që jetojnë nën pushtim.

Imagjinoni si ndihen njerëzit çdo ditë, palestinezë nën pushtim, nëse do të mund ta bënin një kongresmen amerikan të ndihej i pafuqishëm për 90 minuta”, u shpreh ai.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sot seanca per masen e sigurise ndaj vajzave qe dhunuan 17 vjecaren ne fier 6a53638f8b494
Lajmi i mëparshëm

Sot seanca për masën e sigurisë ndaj vajzave që dhunuan 17-vjeçaren në Fier

taylor swift dhe travis kelce shfaqen per here te pare pas marteses 6a5364be2ddca
Lajmi i radhës

Taylor Swift dhe Travis Kelce shfaqen për herë të parë pas martesës

Të fundit nga

Shitësit online në shënjestër të mashtruesve

Vetëm disa minuta pasi një qytetar nga Prishtina publikoi një shpallje për shitje në platformën online MerrJep, atë e kontaktoi “blerësja” e parë. Ajo u interesua nëse produkti ishte ende në shitje
ShkoLartë