politikanet sillen si burra akademiku artan fuga flet per grate ne politike ne nje pushtet maskilist ato ndjekin dy rregulla 6926219a4604d

“Politikanet sillen si burra”/ Akademiku Artan Fuga flet për gratë në politikë: Në një pushtet maskilist, ato ndjekin dy rregulla

November 25, 2025
1 minut lexim

Akademiku Artan Fuga u shpall autori më i mirë në Panairin e 28-të të Librit, me veprën “Ndëshkimi i dytë i Evës”.

I ftuar sot në ‘Goca dhe Gra’, akademiku Artan Fuga u shpreh se gratë sot në politikë kanë ‘ndërruar seks’, jo në kuptimin biologjik por në atë psikologjik për t’u përshtatur në një pushtet maskilist.

Fuga përmend se gratë së pari detyrohen të luftojnë për t’u ruajtur nga poshtërimi dhe po ashtu sipas tij, shumë prej tyre pranojnë dhe kompromise që kanë të bëjnë me shfrytëzimin e tyre për t’ia dalë në politikë.

“Unë di një gjë, ka shumë politikane që kanë ndërruar seks, jo ne kuptimin biologjik por psikologjik. Për mua ka një problem përtej zonjave politikane, por çfarë ndodh në karrierën e grave jo vetëm në Shqipëri. Në një pushtet maskilist ato ndjekin dy gjëra.

Një, luftojnë shumë që të ruhen nga poshtërimi për të ecur në karrierë dhe vuaj më shumë se burrat dhe e dyta një pjesë pranon kompromise që kanë të bëjnë me trupin e tyre”, u shpreh akademiku Artan Fuga.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mucunski ne beograd ne takim pune me ministrat e jashtem te nismes qendrore evropiane 69261f8f1ed98
Lajmi i mëparshëm

Mucunski në Beograd në takim pune me ministrat e jashtëm të Nismës qendrore evropiane

afrin toverlani jep doreheqje tregon arsyen 692621f620d90
Lajmi i radhës

Afrin Tovërlani jep dorëheqje, tregon arsyen

Të fundit nga

Shifrat e dhunës familjare për një javë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 28.11.2025 – 05.12.2025, ku rezulton se në nivel vendi janë trajtuar 43 raste të reja, shumica
ShkoLartë