politika pro kripto e trump mund te nxise nje krize financiare thote nje drejtues i bankes qendrore europiane 67d983907a2ec

Politika pro-kripto e Trump mund të nxisë një krizë financiare thotë një drejtues i Bankës Qendrore Europiane

March 18, 2025
1 minut lexim

Axhenda pro-kripto e administratës Trump rrezikon të mbjellë farën e një krize financiare sipas Guvernatorit të Bankës së Francës i cili shërben edhe si anëtar i Këshillit Drejtues të Bankës Qendrore Europiane.

Villeroy de Galhau argumentonte se duke inkurajuar asetet kripto dhe një financë jashtë bankave, administrata Trump “po mbjell farat e trazirave të ardhshme”, duke shtuar se krizat financiare “shpesh kanë origjinën në Shtetet e Bashkuara dhe përhapen në pjesën tjetër të botës”.

Menjëherë pasi presidenti Amerikan Trump mori drejtimin e Shtëpisë së Bardhë ka vepruar për të përmbushur premtimet e bëra ndaj industrisë kripto përpara zgjedhjeve, mes tyre edhe krijimin e një rezerve strategjike Bitcoin në atë që Trump e quan si lidershipi Amerikan në asetet dixhitale.

Por qëndrimi i tij pro-kripto nuk ka shtyrë më tutje tregjet kripto ku Bitcoin së bashku me aksionet Amerikane u goditën rëndë nga axhenda ekonomike e Trump. Menjëherë pasi vendosi të aplikojë tarifa 200 përqind për importet Europiane, S&P 500 ra me 10 përqind nga rekordi i muajit Shkurt.

Asokohe Bitcoin ra në 81,600 dollarë, një tkurrje prej 25 përqind krahasuar me rekordin prej 109 mijë dollarësh vendosur në Janar. Tregjet kripto panë likuidime mbi 1 miliardë dollarë. /PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

paske ardhur me keq se dole egli i kthehet ashper rozanes ju nuk jeni per tu dashur jeni per tu shkelur 67d980c12b23b
Story i mëparshëm

“Paske ardhur më keq se dole”/ Egli i kthehet ashpër Rozanës: Ju nuk jeni për t’u dashur, jeni për t’u shkelur

arben taravari simbol i perkushtimit ne krizen shendetesore pas tragjedise ne kocan 67d984bb7e56f
Story i radhës

Arben Taravari, simbol i përkushtimit në krizën shëndetësore pas tragjedisë në Koçan

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë