Policia spanjolle ka filluar zhvendosjen e qindra emigrantëve në Ceuta në një vend të ri me tenda në zonën portuale të territorit spanjoll në Afrikën e Veriut.
Oficerët u përpoqën të ndalonin turmat e njerëzve që nxitonin për të siguruar një vend, pas javësh jetese në plazhe. Gjithashtu u dëgjusn të shtëna nga policia qëlloi në ajër.
Disa qindra emigrantë kanë arritur tashmë në kamp, i cili ka një kapacitet për 1,700 persona. Shumica e 72,000 emigrantëve që kaluan kufirin nga Maroku në korrik janë kthyer, por besohet se më shumë se 13,000 mbeten në enklavë.
Operacioni filloi rreth orës 07:00 sipas orës lokale, me më shumë se 3,000 emigrantë që u transferuan. Gjatë këtij procesi, disa emigrantë thyen kordonin për në port.
Më shumë se 170 oficerë policie janë vendosur në vend, përfshirë teknikë të dronëve. Operacioni është pjesë e përpjekjes së qeverisë për t’i përqendruar emigrantët në mjedise ku ata mund të identifikohen dhe të kujdesen për ta, ndërsa statusi i tyre administrativ përcaktohet individualisht.
Burimi: botasot.info


