policia ne peje thirrje autolarjeve kujdes ne derdhjen e ujit po shkaktoni ngrica 6964c92eb86f3

Policia në Pejë thirrje autolarjeve: Kujdes në derdhjen e ujit, po shkaktoni ngrica

January 12, 2026
1 minut lexim

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe përgjegjësi të shtuar gjatë këtyre ditëve të acarta, duke shmangur çdo veprim që mund të rrezikoji sigurinë në rrugë dhe hapësira publike(si rrugë trotuare e hapësira tjera).

Përmes një komunikate për media, apel të veçantë kjo drejtori ua drejtoi të gjithë pronarëve të autolarjeve që bëjnë pastrimin e veturave, që të kenë kujdes të shtuar në derdhjen e ujërave në trotuare dhe rrugë, gjë e cila shkakton krijimin e ngricave.

Këto ngrica, thotë Policia, paraqesin rrezik serioz për sigurinë e trafikut rrugorë duke shkaktuar aksidente dhe duke rrezikuar drejtpërdrejtë këmbësoret.

“Për këtë në bashkëpunim me organet kompetente komunale, jemi të obliguar të ndërmarrim masa të shtuara kontrolli dhe zbatimin e masave ligjore ndaj gjithë atyre që shkelin këto rregulla”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

trump teherani deshiron te negocioje mund te organizohet nje takim 6964c84358dd9
Lajmi i mëparshëm

Trump: Teherani dëshiron të negociojë, mund të organizohet një takim

limi kujdeset per dolcen ne tush ia ferkon te pasmet 6964ca5153623
Lajmi i radhës

Limi kujdeset për Dolcen në tush, ia fërkon të pasmet

Të fundit nga

ShkoLartë