policia masa per shqiperi san marino kufizime trafiku prane air albania 6ac4a870662ff

Policia masa për Shqipëri–San Marino, kufizime trafiku pranë “Air Albania”

October 6, 2026
1 minut lexim

Policia e Shtetit ka hartuar një plan masash për garantimin e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe pas ndeshjes Shqipëri–San Marino, e cila do të luhet sot në orën 20:45 në stadiumin “Air Albania”.

Për mbarëvajtjen e aktivitetit dhe lehtësimin e qarkullimit në Tiranë, nga ora 17:00 deri në përfundim të ndeshjes do të ketë kufizime të lëvizjes së automjeteve në disa akse pranë stadiumit.

Do të bllokohen:

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga fast food-i “Laguna”, pranë urës së ish-Hotel Dajtit;

Rruga “Papa Gjon Pali II”, te kryqëzimi i RTSH-së;

Rruga “Dervish Hima”, pranë Ambasadës së SHBA-së;

Rruga “Asim Zeneli”, pranë Ambasadës së SHBA-së;

Rruga “Themistokli Gërmenji”, në hyrje;

Rruga “Ismail Qemali”, te kryqëzimi i RTSH-së;

Rruga “Lekë Dukagjini”, pranë ish-Gardës së Republikës, ku do të lejohet hyrja vetëm për mjetet e autorizuara nga FSHF-ja;

Rruga “Abdyl Frashëri”, pranë kryqëzimit të Librit Universitar.

Pak para përfundimit të ndeshjes, te sheshi “Willson”, lëvizja do të devijohet në drejtim të rrugës “Sami Frashëri”.

Ndërkohë, Rruga e Elbasanit, Unaza dhe bulevardi “Bajram Curri” do të jenë të lira për qarkullimin e automjeteve.

Policia njofton se tifozët do t’u nënshtrohen kontrolleve të imtësishme para hyrjes në stadium. Nuk do të lejohen banderola me përmbajtje raciste, fishekzjarrë, flakadanë, lëndë piroteknike, monedha metalike, çadra, çakmakë, karikues celularësh, produkte kozmetike dhe sende të tjera të forta apo të rrezikshme.

Tifozëve u kërkohet të paraqiten në hyrjet e stadiumit duke nisur nga ora 18:30, për të shmangur vonesat për shkak të fluksit.

Për ndeshjen janë angazhuar qindra punonjës policie, të cilët do të kujdesen për rendin, sigurinë publike dhe orientimin e qytetarëve gjatë zhvillimit të aktivitetit.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

policia publikon bilancin e 24 oreve 58 aksidente 1727 tiketa dhe 13 te arrestuar 6ac4a7f3ce001
Lajmi i mëparshëm

Policia publikon bilancin e 24 orëve: 58 aksidente, 1,727 tiketa dhe 13 të arrestuar

trump thote se fushata kunder houthi ve ne jemen do te shkoje shume mire 6ac4a8d613b23
Lajmi i radhës

Trump thotë se fushata kundër Houthi-ve në Jemen do të shkojë “shumë mirë”

Të fundit nga

ShkoLartë