policia kerkon te marre ne pyetje adrian hilen per videot intime te shperndara ne rrjet reagon kompozitori jam i tronditur videot mi kane 6abe2e3bcf352

Policia kërkon të marrë në pyetje Adrian Hilën për videot intime të shpërndara në rrjet/ Reagon kompozitori: Jam i tronditur, videot m’i kanë…

October 1, 2026
1 minut lexim

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka nxjerrë këtë të enjte një ftesë për paraqitje për t’u marrë në pyetje të kompozitorit Adrian Hila, në lidhje me videot intime që u shpërndanë një ditë më parë në rrjetet sociale.

Në kuadër të veprimeve të Policisë, efektivët kanë shkuar edhe në banesën e kompozitorit për ta kontaktuar dhe marrë në pyetje, por nuk e kanë gjetur aty.

Sipas Top News, policia ka mundur të kontaktojë në telefon me kompozitorin i cili është shprehur se është shumë i shokuar, i tronditur dhe se e kanë hakeruar. Ai shtoi se do të paraqitet në polici sapo të mbërrijë në Tiranë.

Marrja në pyetje e Hilës lidhet me videot me përmbajtje intime që kanë qarkulluar në rrjetet sociale gjatë ditës së djeshme.

Një ditë më parë, Krimi Kibernetik kreu verifikime në lidhje me përmbajtjen dhe burimin e materialeve të shpërndara në rrjet.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kancelar ne pritje hendrik wust u takua me erdoganin 6abe2d7530fc3
Lajmi i mëparshëm

Kancelar në pritje? Hendrik Wüst u takua me Erdoganin

bekim sali takon perfaqesuesin e unodc se diskutojne sundimin e ligjit dhe luften kunder krimit te organizuar 6abe30e5d7d4a
Lajmi i radhës

Bekim Sali takon përfaqësuesin e UNODC-së: Diskutojnë sundimin e ligjit dhe luftën kundër krimit të organizuar

Të fundit nga

ShkoLartë