bekim sali takon perfaqesuesin e unodc se diskutojne sundimin e ligjit dhe luften kunder krimit te organizuar 6abe30e5d7d4a

Bekim Sali takon përfaqësuesin e UNODC-së: Diskutojnë sundimin e ligjit dhe luftën kundër krimit të organizuar

October 1, 2026
1 minut lexim

Zëvendëskryeministri i parë Bekim Sali ka zhvilluar takim me Danilo Rizzin, përfaqësues të Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC), me të cilin ka diskutuar për forcimin e sundimit të ligjit, parandalimin e korrupsionit dhe luftën kundër krimit të organizuar.

“Në takimin me z. Danilo Rizzi, përfaqësues i Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC), diskutuam për bashkëpunimin në forcimin e sundimit të ligjit, parandalimin e korrupsionit dhe luftën kundër krimit të organizuar.

Institucionet e përgjegjshme dhe bashkëpunimi ndërkombëtar janë thelbësorë për të ndërtuar një shoqëri më të sigurt dhe për të rritur besimin e qytetarëve.

Mbështetja dhe ekspertiza e UNODC-së janë të rëndësishme për forcimin e kapaciteteve institucionale dhe avancimin e reformave që mbështesin rrugëtimin tonë evropian”, ka shkruar Sali.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

policia kerkon te marre ne pyetje adrian hilen per videot intime te shperndara ne rrjet reagon kompozitori jam i tronditur videot mi kane 6abe2e3bcf352
Lajmi i mëparshëm

Policia kërkon të marrë në pyetje Adrian Hilën për videot intime të shpërndara në rrjet/ Reagon kompozitori: Jam i tronditur, videot m’i kanë…

preu barrierat e ures dhe i mori me vete kallezim penal ndaj 52 vjecarit nga dibra 6abe322ed4abd
Lajmi i radhës

Preu barrierat e urës dhe i mori me vete, kallëzim penal ndaj 52-vjeçarit nga Dibra

Të fundit nga

ShkoLartë