policia kerkon bashkepunim per arrestimin e hakerit driton sokoli nga vushtrria 689b2812b17e5

Policia kërkon bashkëpunim për arrestimin e “hakerit” Driton Sokoli nga Vushtrria

August 12, 2025
1 minut lexim

Driton Sokoli nga Vushtrria po kërkohet nga Policia e Kosovës për shkak të dyshimeve për mashtrim.

Policia, përmes Drejtorisë së Hetimit të Krimeve Kibernetike dhe me autorizim nga Prokuroria Themelore në Gjilan, ka bërë thirrje për ndihmë nga qytetarët dhe mediat në lokalizimin dhe arrestimin e tij.

Sokoli dyshohet për veprat penale të mashtrimit, hyrjes së paautorizuar kompjuterike, si dhe vjedhjes së identitetit dhe kredencialeve.

Është publikuar fotografia e të dyshuarit, dhe qytetarët që disponojnë informacione mund të kontaktojnë Policinë përmes stacioneve policore, aplikacionit “Lajmëro Policinë”, në emailin [email protected] ose në numrat 038 504 50 47 299 dhe 038 504 50 47 201.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

klubi i ndalon te perdore mbiemrin e tij ne fanelle 689b280f34467
Lajmi i mëparshëm

Klubi i ndalon të përdorë mbiemrin e tij në fanellë

sa larg mund te shkojne realisht veturat elektrike 689b28c6445dd
Lajmi i radhës

Sa larg mund të shkojnë realisht veturat elektrike?

Të fundit nga

ShkoLartë