policia jep detaje te reja mesazhi kercenues me bombe dyshohet se erdhi nga serbia 68699ba312c9f

Policia jep detaje të reja: Mesazhi kërcënues me bombë dyshohet se erdhi nga Serbia

July 5, 2025
1 minut lexim

Policia e Kosovës njofton se kërcënimi me mjet shpërthyes në Kuvendin e Kosovës, i raportuar sot paradite, dyshohet të jetë bërë përmes një numër që mendohet të ketë origjinë nga territori i Serbisë.

Gjithashtu, Policia ka njoftuar se janë duke u ndërmarrë masa shtesë hetimore, duke përfshirë bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë të sigurisë, për të identifikuar dhe lokalizuar mjetet teknologjike dhe rrjetet e komunikimit që janë përdorur në këtë kërcënim.

“Lidhur me rastin e kërcënimit me mjet shpërthyes, të ndodhur sot në orët e paraditës në objektin shtetëror të RKS-së, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet e sigurisë, ka vazhduar hetimet intensive, me qëllim të ndriqimit dhe zbulimit të kërcënimit.

Bazuar në hetimet e deritanishme, dyshohet se kërcënimet kanë ardhur përmes një numri të telefonit i cili dyshohet se është nga Serbia.

Policia në bashkëpunim me prokurorinë kompetente do të  vazhdojë hetimet e mëtejme, duke marrur të gjitha masat hetimore,  përfshirë edhe komunikimet me partnerë ndërkombëtar të sigurisë, për të lokalizuar mjetet, rrjetet e komunikimit që janë përdoruar në këtë kërcënim”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

deciqi falenderon trajnerin e larguar dhe zyrtarizon jandriqin 68699b9f5fcf3
Lajmi i mëparshëm

Deçiqi falënderon trajnerin e larguar dhe zyrtarizon Jandriqin

shitjet e apple ne kine rriten per here te pare ne dy vjet 68699c537b936
Lajmi i radhës

Shitjet e Apple në Kinë rriten për herë të parë në dy vjet

Të fundit nga

Blerina Gjylameti, në krye të AKU

Blerina Gjylameti është emëruar në krye të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU). Ish-deputetja e Partisë Socialiste zëvendëson në këtë post Manush Kullollin. Gjylameti ka qenë deputete e Partisë Socialiste në Kuvendin e
ShkoLartë