pogradeci shkruan historine 69ab60f9b5da2

Pogradeci shkruan historinë

March 7, 2026
1 minut lexim

Pogradeci fitoi për herë të parë në historinë e tij Kupën e Shqipërisë në volejboll për femra.

Në finalen e luajtur të premten në mbrëmje në sallën sportive në Farkë, skuadra e trajnerit Lisha fitoi 3-2 ndaj Tiranës (18-25, 25-18, 25-22, 17-25, 15-11).

Një ndeshje maratonë, që zgjati mbi dy orë dhe ku të dyja ekipet dueluan fort për fitoren. Gjithcka u vendos në setin final, që gjithashtu ishte mjaft i dueluar.

Edhe pse bardheblutë udhëhiqnin në pikën e tetë, liqenoret rikuperojnë e triumfojnë me meritë.

Loja e të dyja skuadrave ka luhatje hera-herës, pasi herë udhëheq Tirana e herë Pogradeci. Bardheblutë bëjnë rezistencë të mirë, por gabojnë në momentet vendimtare të setit final. Aty Pogradeci shkëputet dhe fiton, duke nisur festën.

Ky është suksesi i dytë për skuadrën pogradecare në këtë sezon brenda pak ditësh, pas triumfit në Ligën “Gjergj Kastrioti“. Tani për liqenoret vjen një tjetër triumf i madh, ndërkohë që kryeson edhe Supërligën shqiptare, ku pritet mjaft rivalitet.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

londrimi ia shpreh pelqimin aurores ky eshte reagimi i saj 69ab5a695f442
Lajmi i mëparshëm

Londrimi ia shpreh pëlqimin Aurorës, ky është reagimi i saj

bombarduesi me i shpejte i forcave ajrore amerikane zbarkon ne britanine e madhe 69ab61ad6d9b9
Lajmi i radhës

Bombarduesi më i shpejtë i Forcave Ajrore Amerikane zbarkon në Britaninë e Madhe

Të fundit nga

ShkoLartë