Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, hodhi poshtë thashethemet që qarkulluan ditët e fundit rreth vdekjes së tij.
Ai publikoi një video të shfaqur në rrjetin X, ku shfaqej në një kafene dhe bënte shaka për këto thashetheme, ndërsa i kërkonte qytetarëve izraelitë të mbeten të qetë gjatë konfliktit me Iranin, i cili hyri në ditën e 16-të.
Thashethemet nisën pasi Netanyahu nuk mori pjesë në një takim të Këshillit të Luftës, dhe u përhapën shpejt në rrjetet sociale, duke pretenduar se ai ishte vrarë në një sulm iranian.
Zyra e kryeministrit reagoi menjëherë duke mohuar çdo lajm të tillë dhe duke siguruar publikun se Netanyahu ishte mirë.
Raportime të tjera, të pa verifikuara, përhapën pretendime për dëmtime në rezidencën e tij dhe plagosjen e Ministrit të Sigurisë Kombëtare të Izraelit, Itamar Ben-Gvir, por asnjë nga këto nuk u konfirmua nga burime zyrtare.
אומרים שאני מה? צפו >> pic.twitter.com/ijHPkM3ZHZ
— Benjamin Netanyahu – בנימין נתניהו (@netanyahu) March 15, 2026
Burimi: botasot.info


