po transportonin 4 emigrante kineze drejt greqise arrestohet 19 vjecari ne vlore ne kerkim bashkepunetori 6af5909cc9d38

Po transportonin 4 emigrantë kinezë drejt Greqisë, arrestohet 19-vjeçari në Vlorë, në kërkim bashkëpunëtori

November 12, 2026
1 minut lexim

Një 19-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Vlorës, pasi në bashkëpunim me një 21-vjeçar, i cili është shpallur në kërkim, transportonin kundrejt pagesës 4 shtetas kinezë që synonin të kalonin ilegalisht në Greqi.

Sipas raportimeve të policisë, në pranga ka rënë M. M., 19 vjeç, banues në Konispol, ndërsa është shpallur në kërkim shtetasi A. S., 21 vjeç, banues në Kosovë.

Në bazë të operacionit, raportohet se shtetasi M. M. monitoronte rrugën për praninë e Policisë, ndërsa shtetasi A. S. e ndiqte pas me automjetin me të cilin transportonte në drejtim të Konispolit 4 shtetasit kinezë.

Pas identifikimit nga policia, shtetasi A. S. ka braktisur automjetin dhe është larguar me vrap, duke përfituar nga terreni dhe errësira.   

Vijon puna për kapjen e tij dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale. 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjetet e përdorura për këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ligji per specialen rrustemi i vv se nuk eshte mire te nxitojme i kemi dy jave kohe 6af5904122b3a
Lajmi i mëparshëm

Ligji për Specialen, Rrustemi i VV-së: Nuk është mirë të nxitojmë, i kemi dy javë kohë

shperthime ne hormuz garda revolucionare e iranit raporton goditjen e dy tankereve me mbi 4 milione fuci nafte 6af590d808d7f
Lajmi i radhës

Shpërthime në Hormuz, Garda Revolucionare e Iranit raporton goditjen e dy tankerëve me mbi 4 milionë fuçi naftë

Të fundit nga

ShkoLartë