Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka kërkuar kujdes në procedimin e ligjit për Specialen, duke theksuar se nuk duhet të nxitohet në këtë proces.
Gjatë diskutimit, Rrustemi tha se është e rëndësishme që të mos përsëriten gabimet e së kaluarës.
Ai theksoi se kuvendi ka edhe dy javë kohë për të trajtuar këtë çështje dhe se duhet të sigurohet që po ndërmerren veprimet e duhura.
“Nuk është mirë të ngutemi me i përsëritur gabimet, sepse po na kushtojnë shumë. Duhet të sigurohemi se po bëjmë gjënë e duhur. Është me rëndësi të mos ngutemi, kemi dy javë kohë. Të mos bëjmë gabime që na përsëriten, pastaj i biem pishman e na kushtojnë në proces”, ka thënë Rrustemi.
Burimi: botasot.info


