Mbrojtësi i Kombëtares, Ardian Ismajli, zhvilloi një paraqitje tepër pozitive në triumfin 0-1 ndaj Sasuolos. 29-vjeçari luajti gjatë gjithë takimit, duke u shndërruar në një nga futbollistët deçiziv në repartin e mbrojtjes.
Në prononcimin e dhënë pas triumfit ndaj Sauolos, Ismajli deklaroi:
“Kemi siguruar 6 pikë në një javë dhe nuk kemi pësuar gol, kjo është një statistikë e rëndësishme. Për mua nuk është problem të luaj djathtas apo majtas, në vitin e kaluar bëja më shumë mbrojtësin e qendrës, por mund të luaj në secilin prej këtyre pozicioneve.
Në repartin e tërhequr jemi kompakt, edhe pse kemi pësuar shumë gola, por kemi ruajtur deri tani 7 herë portën e paprekur. Në mbrojtje jemi të gjithë liderë, si ata që luajnë gjithë ndeshjen, ata që luajnë më pak ose aspak. Jemi të gjithë të rëndësishëm dhe kemi lojtarë të fortë. Unë në të kaluarën kam pasur disa probleme fizike, shpresoj që të kenë përfunduar tashmë”, përfundoi Ismajli.
Burimi: botasot.info


