po prisja sinjalin e gretes marredhenia selin greta banorja nuk e tregova njohjen nga jashte per shkak te lojes 6966e0b45f42e

“Po prisja sinjalin e Gretës”/ Marrëdhënia Selin-Greta, banorja: Nuk e tregova njohjen nga jashtë për shkak të lojës

January 14, 2026
min lexim

Fakti që Selina dhe Greta nuk e treguan menjëherë marrëdhënien e tyre nga jashtë solli debate në spektaklin e sotëm.

Sipas Selinës ajo po priste një sinjal nga Greta sepse mendonte që ajo kishte pakt me produksionin për të mos treguar njohjen e tyre nga jashtë. Ndërkohë Greta kur u pyet se pse kishte zgjedhur të mos e tregonte marrëdhënien e tyre u shpreh se ashtu i është dukur e arsyeshme për lojën e saj.

Pjesë nga debati:

Selin: Kam thënë që Greta pavarësisht që është banore, un nuk bëj lojë me familjen time

Greta: A mund t’i pyes banorët për çfarë janë prekur kaq shumë

Lorna: Keni mashtruar një Shqipëri të tërë kaq

Juela: Për sa i përket situatës tënde Greta, është vetëm një lojë e juaja. Objektivi yt ka qenë për të dhënë info nga jashtë

Greta: Unë kam ardhur këtu për veten time, për asnjë tjetër

Miri: E kam thënë te klipi dhe i rri deri tani, Greta ka ardhur me qëllime të qarta, duhet ta jepte informacionin se kush është sapo u fut nga jashtë

Selin: Kur e kam pyetur në dhomën e grimit nëse e di produksioni, më ka thënë po dhe un kam menduar se është marrëveshje me produksionin në mënyrë që të mos preket loja e saj për atë që ka jashtë. Un kam mbajtur qëndrimin tim dhe kam pritur sinjal nga ana e Gretës.

Ledioni: Greta pse nuk i dhe një sinjal Selinës?

Greta: Nuk kam dashur sepse kështu e kam menduar për lojën time

Selin: Unë herë pas here e kam pyetur ‘Greta ke motër, Greta je e lidhur?’ dhe në asnjë moment nuk më ka dhënë sinjal. Un mbajta qëndrim sepse edhe Ina kur u fut më tha është bërë nami në Tik-tok me ty dhe u distancova disi sepse mendova që Greta nuk do të më rrijë afër sepse i bën keq për lojën e saj.

Ledioni: A ka patur diskutim jashtë se çfarë qëndrimi?

Selin: Unë në fillim kur po bëja proceset e Bigut dhe Greta më tha ‘kam marrë një gjysmë-ftesë’ dhe më erdhi shumë mirë. Kur më konfirmoi pastaj që do futet i thashë që të lutem tregoi produksionit për marrëdhënien tonë. Dhe më tha në muhabet e sipër që mund të bëjmë edhe sikur nuk njihemi dhe i thashë, jo unë nuk e bëj dot.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

u demtua nga vershimet mbyllet perkohesisht ura ne rrugen drenas shtrubullove krajkove 6966df8f6959b
Lajmi i mëparshëm

U dëmtua nga vërshimet, mbyllet përkohësisht ura në rrugën Drenas-Shtrubullovë-Krajkovë

horoskopi i dates 14 janar 2026 696735448a653
Lajmi i radhës

Horoskopi i datës 14 janar 2026

Të fundit nga

Putini shpall armëpushim të përkohshëm me Ukrainën

Presidenti rus, Vladimir Putin ka njoftuar një armëpushim të përkohshëm me Ukrainë, sipas një deklarate zyrtare të Kremlinit. Ky vendim vjen pak pas festës Pashkëve. Sipas njoftimit, armëpushimi do të hyjë në fuqi në datën 11 prill
ShkoLartë