po nese takimi me putinin nuk shkon mire presidenti trump zbulon levizjen e tij te rrufeshme 689f73b2b8b5c

Po nëse takimi me Putinin nuk shkon mirë? Presidenti Trump zbulon lëvizjen e tij ‘të rrufeshme’

August 15, 2025
1 minut lexim

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se nëse samiti me presidentin rus, Vladimir Putin, nuk shkon mirë, ai do të largohet menjëherë drejt Shtëpisë së Bardhë.

“Mendoj se do të shkojë shumë mirë, dhe nëse nuk shkon, do të kthehem në shtëpi shumë shpejt”, tha Trump në një interviste që do të transmetohet më vonë në Fox News.

“Nëse jo, do të ikësh?”, pyeti prezantuesi Bret Baier.

“Do të iki, po”, u përgjigj Trump.

Kjo i bën jehonë komenteve të Trump për Fox Radio dje, ku ai tha: “Nëse është një takim i keq, nuk do të telefonoj askënd – do të shkoj në shtëpi. … Por nëse është një takim i mirë, do të telefonoj Presidentin (Volodymyr) Zelensky dhe udhëheqësit evropianë.”


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

fentanil i kontaminuar ne spitale 100 viktima ne argjentine 689f720e75eda
Lajmi i mëparshëm

Fentanil i kontaminuar në spitale, 100 viktima në Argjentinë

korce konflikt me thika nje person ne gjendje te rende 689f76bde6eb2
Lajmi i radhës

Korçë/ Konflikt me thika , një person në gjendje të rëndë

Të fundit nga

ShkoLartë