Interesi për automjetet elektrike ka rënë ndjeshëm në Holandë. Për herë të parë pas disa vitesh, holandezët janë më pak të interesuar për kalimin në përdorimin e tyre në pesë vitet e ardhshme, duke rënë nga 28 në 23 për qind, sipas një studimi të kryer nga klubi automobilave holandez ANWB.
Rënia prej pesë pikësh përqindjeje tregon një kthesë të rëndësishme pas disa vitesh rritjeje të vazhdueshme.
Grupi i atyre që nuk kanë ndërmend të blejnë automjete elektrike tani është më i madh se ai i të interesuarve.
ANWB-ja i atribuoi këtë trend qeverisë holandeze, e cila ka ndryshuar stimujt për automjetet elektrike dhe nga viti 2024 drejtuesit do të paguajnë taksën mbi automjetet motorike (MRB).
Heqja e përfitimeve ka rritur koston e kalimit në automjete elektrike për shumë drejtues, ndërsa shqetësimet tradicionale mbeten: automjetet elektrike konsiderohen ende të shtrenjta, dhe shumë persona shqetësohen për degradimin e baterive dhe ngarkimin në shtëpi.
Burimi: botasot.info


