platini kam llogari te hapura me ata qe me demtuan 68fb4939d71c3

Platini: Kam llogari të hapura me ata që më dëmtuan…

October 24, 2025
1 minut lexim

Pas 10 vitesh gjyqe, Michel Platini është shpallur i pafajshëm nga akuzat për korrupsion, të ngritura më 2015, gjatë kohës që konkuronte për postin e presidentit të FIFA-s.

Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, Platini tha: “Nuk jam një njeri i shkatërruar. Kam jetuar mirë, familja dhe miqtë më kanë mbështetur.

Nuk u bëra president i FIFA-s, por… çfarë rëndësie ka”.

Ai tregoi se ndonëse kishte mbështetje nga 150 federata, procesi ishte i padrejtë:

“Një avokate nga Trinidad & Tobago, e zgjedhur nga presidenti i FIFA-s, më pyeste, por më akuzonte para se të përgjigjesha. Donin vetëm të më largonin”.

Platini nuk e ndjen këtë proces si fundin e tij: “Kam llogari të hapura me ata që më dëmtuan, do të luftoj kundër padrejtësisë. Tani fillon kundërsulmi im, do të luaj si Trapattoni”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

abuzimet me fondet e ipard ii reagon spak 68fb48d6e1660
Lajmi i mëparshëm

Abuzimet me fondet e IPARD II, reagon SPAK

ruaji aksionet dhe koken bytyci me mesazh te forte per behgjet pacollin 68fb49472d82a
Lajmi i radhës

“Ruaji aksionet dhe kokën”, Bytyçi me mesazh të fortë për Behgjet Pacollin

Të fundit nga

ShkoLartë