platformat mashtruese eksperti mbi 5 mln euro demi i shkaktuar tek shqiptaret 68b5beeef1d8a

Platformat mashtruese, eksperti: Mbi 5 mln euro dëmi i shkaktuar tek shqiptarët

September 1, 2025
1 minut lexim

Pas skemave piramidale të 90, platforma të ndryshme online po zhvasin qytetarët shqiptarë duke u kthyer në skandalin e dytë ekonomik në vend.

Sipas ekspertëve IT-së, mbi 5 milionë euro dyshohet që është dëmi i shkaktuar nga përfshirja në këto aplikacione ditët e fundit edhe pse ende nuk kemi të dhëna zyrtare për humbjet nga investimi, apo numrin e personave që kanë rënë pre.

“Mendohet rreth 5 milionë euro dëme. Ishte skema që nëse dikush hidhte 1 mijë euro, platforma i tkthente 100 euro çdo dy muaj dhe ai mendonte se po fitonte por realisht po i kthen atë që ai ka hedhur. Kjo platforma të krijonte një llogari dhe sikur janë bankat që ti dërgon para me i-ban, diçka e ngjashme”, tha Shahin Dokuzi, eskpert IT

Personat të cilët administrojnë këto aplikacione dyshohet të jenë shqiptarë.

“Në këtë rast mendohet që janë shqiptarë pasi edhe flisnin shqip edhe nxisnin të tjerët që të hynin shqip, në këtë rast ka përparësi për ta kapur për shkak të këtij fakti”, shtoi eksperti.

Policia ka nisur hetimet për këtë rast, ndërsa u bën thirrje qytetarëve të mos ndajnë të dhënat personale me subjekte të panjohura si dhe të mos kryejnë transaksione financiare me këto platforma.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kurti uron fillimin e vitit te ri shkollor dashuria e mesuesve eshte po aq e rendesishme sa ajo e prinderve 68b5be212e39e
Lajmi i mëparshëm

Kurti uron fillimin e vitit të ri shkollor: Dashuria e mësuesve është po aq e rëndësishme sa ajo e prindërve

raketa e re ukrainase flamingo godet bazen e fsb se ruse ne krime 68b5bf344cb04
Lajmi i radhës

Raketa e re ukrainase Flamingo godet bazën e FSB-së ruse në Krime

Të fundit nga

ShkoLartë