platforma x sjell funksionin e ri 692aa3f4d4ddc

Platforma X sjell funksionin e ri

November 29, 2025
1 minut lexim

Platforma e njohur po synon të reduktojë numrin e llogarive që nuk janë autentike, si dhe të eliminojë botët.

X (më parë Twitter) ka njoftuar se po sjell funksionin e ri “Rreth këtij profili” (engl. About this account), i cili do të shfaqë informata për profilet e përdoruesve – duke përfshirë vendin nga i cili vijnë, numrin e ndryshimeve të emrit të përdoruesit, datën e regjistrimit për herë të parë në platformë dhe mënyrën se si kanë instaluar aplikacionin.

Qëllimi i këtij funksioni është të ulet numri i llogarive jo-autentike dhe botëve që pretendojnë se janë njerëz.

Për shembull: nëse një përdorues deklaron se është nga Shtetet e Bashkuara, por të dhënat tregojnë se llogaria sillet nga ndonjë vend tjetër – përdoruesit tjerë mund të kenë arsye të dyshojnë në qëllimet e tij.

Drejtuesi për produkte në X, Nikita Bir, quajti vendosjen në nivel global të këtij funksioni “hapi i rëndësishëm drejt sigurimit të integritetit të agores globale”.

Megjithatë – disa përdorues u ankuan se vendndodhja që tregon X‑i për ta nuk ishte e saktë; Bir pranoi se ka probleme dhe tha se ato do të rregullohen deri të martën.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

festa e unitetit ne nje kohe pasigurish cfare po ndodh me raportet kosove shqiperi 692aa325a0edf
Lajmi i mëparshëm

Festa e unitetit, në një kohë pasigurish: Çfarë po ndodh me raportet Kosovë–Shqipëri?

dalin pamjet ukraina shkaterron tre sisteme ruse te mbrojtjes ajrore humbje prej 60 milione dollaresh 692aa434093b8
Lajmi i radhës

Dalin pamjet: Ukraina shkatërron tre sisteme ruse të mbrojtjes ajrore – humbje prej 60 milionë dollarësh

Të fundit nga

Linjat ajrore evropiane shmangin Iranin

Linjat ajrore evropiane ndryshuan itinerarin duke shmangur hapësirën ajrore të Iranit dhe Irakut, pavarësisht se Republika Islamike njoftoi rihapjen e saj. Këtë të enjte, sipas faqeve të internetit të ndjekjes së fluturimeve,
ShkoLartë