plan sekret lufte gjermania gati 800 mije trupa perballe kercenimit rus 692c88448888a

Plan sekret lufte, Gjermania gati 800 mijë trupa përballë kërcënimit rus

November 30, 2025
min lexim

Gjermania ka zhvilluar një plan sekret ushtarak, për t’u përgatitur ndaj një konflikti të mundshëm me Rusinë. Mediat kanë zbuluar një dokument prej 1.200 faqesh që parashikon mobilizimin e deri në 800 mijë trupave gjermane, amerikane dhe të NATO-s në frontin lindor.



Sipas mediave gjermane, plani nisi të hartohej rreth dy vjet e gjysmë më parë në bazën ushtarake Julius Leber në Berlin, ku 12 oficerë të lartë punuan në mënyrë konfidenciale për të simuluar një skenar lufte. Sot, ai plan po testohet përmes ushtrimeve praktike në të gjithë vendin.

Dokumenti përcakton rrugët e transportit për trupa dhe pajisje, përfshirë porte, lumenj, hekurudha e autostrada. Ekspertët theksojnë se, për shkak të pozitës gjeografike dhe barrierave natyrore si Alpet, çdo përforcim i NATO-s drejt lindjes duhet të kalojë patjetër përmes Gjermanisë, duke e bërë atë shtyllën kryesore logjistike të aleancës.

Plani përfshin një qasje të re “të gjithë shoqërisë”, që bashkon sektorin civil dhe ushtarak, duke u bazuar në doktrinat e Luftës së Ftohtë, por të përditësuara me sfidat moderne si infrastruktura e vjetërsuar dhe ushtria më e vogël.

Zyrtarët gjermanë parashikojnë se Rusia mund të arrijë kapacitete të plota për të sulmuar një vend të NATO-s rreth vitit 2029, por veprimet e fundit të Kremlinit, përfshirë spiunazhin, sabotimet dhe shkeljet e hapësirës ajrore, tregojnë se rreziku mund të vijë më herët.

Analistët theksojnë se edhe një armëpushim i përkohshëm në Ukrainë do t’i jepte Moskës mundësi të zhvendoste fokusin drejt vendeve të Evropës Lindore.

Ushtrimet e fundit në Gjermaninë lindore përfshinë ngritjen e një kampi të përkohshëm për 500 ushtarë me të gjitha kapacitetet brenda 14 ditësh. Stërvitjet evidentuan pengesa në terren, nevojën për semaforë të rinj përgjatë korridoreve ushtarake dhe sfida të shumta në lëvizjen e mjeteve të rënda.

Infrastruktura gjermane, dikur shtylla e operacioneve të Luftës së Ftohtë, është dëmtuar rëndë: 20% e autostradave kanë nevojë për riparime, ¼ e urave nuk i përballojnë më ngarkesat ushtarake dhe portet në Detin e Veriut e Baltik kërkojnë 15 miliardë euro investime. Kancelari gjerman Friedrich Merz paralajmëroi se Evropa po hyn në një epokë të re të pasigurisë. “Kërcënimet janë reale. Nuk jemi në luftë, por nuk jetojmë më në paqe”, ka thënë ai.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

propozimi amerikan per paqe sekretari i shtetit rubio per nje te ardhme me te sigurt dhe me te qendrueshme per ukrainen 692c840ad4958
Lajmi i mëparshëm

Propozimi amerikan për paqe/ Sekretari i Shtetit, Rubio: Për një të ardhme më të sigurt dhe më të qëndrueshme për Ukrainën

neser betimi i kryetarit e keshilltareve komunal te podujeves 692c892fcac4c
Lajmi i radhës

Nesër betimi i kryetarit e këshilltarëve komunal të Podujevës

Të fundit nga

A është i trashëguar sensi i humorit?

Ndjenja jonë e humorit nuk është e rrënjosur në ADN-në tonë, por është pothuajse tërësisht e nxitur nga mjedisi ynë. Të qenët qesharak nuk varet nga ADN-ja. Një studim nga Universiteti Aberystwyth
ShkoLartë