plagosen rende nje 26 vjecar dhe prinderit e tij arrestohen dy vellezerit ne sarande 68a365e621b60

Plagosën rëndë një 26-vjeçar dhe prindërit e tij, arrestohen dy vëllezërit në Sarandë

August 18, 2025
1 minut lexim

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim, shtetasit F. L., 39 vjeç, dhe R. L., 45 vjeç, banues në lagjen nr. 4, Sarandë.

Këta shtetas, më datë 17.08.2025, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta dhe plagosur rëndë shtetasit E. A., 26 vjeç, N. A., 59 vjeçe, dhe B. A., 62 vjeç, banues në Sarandë.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

reagon bajqinovci opozita i ka gjykatat ne dore por kurre vullnetin e popullit 68a36540a4ce5
Lajmi i mëparshëm

Reagon Bajqinovci: Opozita i ka gjykatat në dorë, por kurrë vullnetin e popullit

zelensky i sjell melania trump it nje mesazh personal nga ukraina 68a3665662b6d
Lajmi i radhës

Zelensky i sjell Melania Trump-it një mesazh personal nga Ukraina

Të fundit nga

ShkoLartë