pjesetar i grupit kriminal kapet ne itali i kerkuari nderkombetar nga gjkko pritet ekstradimi 6ac89cf0b982e

Pjesëtar i grupit kriminal, kapet në Itali i kërkuari ndërkombëtar nga GJKKO! Pritet ekstradimi

October 9, 2026
1 minut lexim

Një 37-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga GJKKO si pjesëtar i një grupi kriminal, është arrestuar në Itali me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë.

Sipas raportimeve të policisë, bëhet fjalë për Aldo (Aleksandër) Bahon, ndaj të cilit GJKKO-ja ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja”, mbetur në tentativë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”.

Njoftimi i plotë i policisë:

Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë dhe të vazhdueshëm ndërmjet specialistëve të Sektorit për Hetimin e Grupeve Kriminale në Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar, në Departamentin e Policisë Kriminale, dhe shërbimeve të GdF-së në Pisa, Itali, u kap në Asti, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar A.(A.) B., 37 vjeç, lindur në Elbasan. 

Më datë 29.09.2026, GjKKO-ja i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja”, mbetur në tentativë, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”.

Në vitin 2022, shtetasi A.(A.) B. dyshohet se në kuadër të grupit kriminal ku bënte pjesë, ka ndërmjetësuar për vrasjen e shtetasit L. M., krim i cili mbeti në tentativë.

Vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e këtij shtetasi në Shqipëri.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vlen korridori viii lidhje strategjike per zhvillimin e rajonit 6ac884cf604e7
Lajmi i mëparshëm

VLEN: Korridori VIII, lidhje strategjike për zhvillimin e rajonit

miku i vjeter ishte ne moske zbulohet se me ke e festoi putin ditelindjen e 74 te kremlini publikon foton 6ac89d50c976e
Lajmi i radhës

“Miku i vjetër” ishte në Moskë, zbulohet se me kë e festoi Putin ditëlindjen e 74-të, Kremlini publikon foton

Të fundit nga

Trazira nga Zürichu në Tiranë: Gen Z ndez Evropën

Protestat e udhëhequra nga të rinjtë, që po tronditin Evropën këtë vjeshtë, përfunduan të shtunën në mbrëmje me dhunë në disa vende njëkohësisht. Përplasje me policinë, plaçkitje dyqanesh dhe bomba molotov u
ShkoLartë