pjesa e dyte vendimtare ne fitoren e bashkimit lejson zeqiri me efikasi 696d52f4dd26e

Pjesa e dytë vendimtare në fitoren e Bashkimit! Lejson Zeqiri – më efikasi 

January 18, 2026
1 minut lexim

Klubi i basketbollit Bashkimi shënoi fitore të rëndësishme ndaj Rahovecit 029 me shifrat 90:70 (19:19, 18:22, 24:16, 29:13), në javën e 16-të të ProCredit Superligës. 

Përballja e zhvilluar në Prizren në pjesën e parë ishte e baraspeshuar me çerekun e parë që përfundoi 19:19, derisa mysafirët për një nuancë ishin më të mirë në periudhën e dytë, 18:22.

Megjithatë, prizrenasit u rikthyen fuqishëm në pjesën e dytë për të shënuar fitore me 20 pikë dallim, 90:70. 

Lejson Zeqiri ishte më i miri te vendasit me 21 pikë e gjashtë kërcime, kurse te ‘Vreshtarët’, Bardh Rexha kishte 20 pikë e katër kërcime.

Bashkimi është në vendin e dytë me 11 fitore e pesë humbje, kurse Rahoveci 029 ka pesë e 11 humbje.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shteti i kapur nga mafia alimehmeti 24 janari nje proteste vendimtare per te ardhmen 696d5294ad0bc
Lajmi i mëparshëm

‘Shteti i kapur nga mafia”/ Alimehmeti: 24 janari një protestë vendimtare për të ardhmen

kryeziu kandidatet po distancohen por veshtire te besohet se komisioneret kane manipuluar nga simpatia apo dashuria 696d5414b39da
Lajmi i radhës

Kryeziu: Kandidatët po distancohen por vështirë të besohet se komisionerët kanë manipuluar nga simpatia apo dashuria

Të fundit nga

ShkoLartë