pishina e germise mbyllet perkohesisht per verifikim te analizave te ujit 687548c7b8f09

Pishina e Gërmisë mbyllet përkohësisht për verifikim të analizave të ujit

July 14, 2025
1 minut lexim

Kompania “Sport Marketing”, e cila menaxhon pishinën e Gërmisë në Prishtinë, ka njoftuar se pishina do të mbyllet përkohësisht deri të shtunën.

Kjo për të kryer sërish analizat e ujit dhe testimet e sistemit të filtrimit, sipas udhëzimeve të përcaktuara.

Në një njoftim në Facebook, kompania thekson se vendimi është marrë për të garantuar korrektësi dhe siguri për qytetarët e kryeqytetit dhe vizitorët, duke theksuar se analiza të tilla janë kryer edhe më parë në mënyrë të rregullt.

“Për hir të korrektësisë ndaj qytetarëve të Kryeqytetit dhe vizitorëve në përgjithësi, kemi vendosur që të mbyllim Pishinën e Gërmisë deri të shtunën për verifikim të analizave të ujit dhe testim të pompave të filtrimit”, thuhet në komunikatë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ndalohen gjashte persona ne maqedoni dyshohen per kontrabande me emigrant 6875484fd5d37
Lajmi i mëparshëm

Ndalohen gjashtë persona në Maqedoni, dyshohen për kontrabandë me emigrant

pushime me vjehrren disa keshilla si te kaloni sa me bukur 687549f3bab24
Lajmi i radhës

Pushime me vjehrrën? Disa këshilla si të kaloni sa më bukur

Të fundit nga

ShkoLartë