Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni zhvilloi sot një takim me ambasadoren e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa.
Pirdeni bëri të ditur se në takim u diskutua për vijimin e punës në kuadër të procesit të negociatave, reformës së administratës publike dhe luftës kundër korrupsionit.
Pirdeni theksoi se këto janë dy fusha kyçe, ku progresi matet me rezultate konkrete dhe duhet të ndihet çdo ditë në marrëdhënien e qytetarit me shtetin.
”Me Ambasadoren e BE-së, Sh.S. znj. Sofia Moreira de Sousa, për të çuar përpara punën në kuadër të procesit të negociatave, në reformën e administratës publike dhe luftën kundër korrupsionit. Dy fusha kyçe, ku progresi matet me rezultate konkrete dhe duhet të ndihet çdo ditë në marrëdhënien e qytetarit me shtetin”.
Burimi: botasot.info


