phone 3 eshte flagshipi i pare i vertete i nothing 6868f5ad4a881

Phone 3 është flagshipi i parë i vërtetë i Nothing

July 5, 2025
1 minut lexim

Pritja ka marrë fund ndërsa Nothing zyrtarisht prezantoi Phone 3, flagshipin e parë që kur hyri në treg në 2022. CEO i Nothing Carl Pei tha se kompania do të investohej e tëra në Phone 3, telefon i cili është ndërtuar me materiale premium, performancë të lartë dhe softuer që bën diferencën.

Telefoni përfaqëson një distancim të kompanisë nga modelet e kaluara ndërsa Phone 3 ka një “Glyph Matrix” të ri dhe jo ndërfaqen e zakonshme Glyph duke zëvendësuar dritat LED me një ekran të vogël micro-LED që zë cepin e djathtë lart të telefonit.

Ideja e këtij ekrani është që përdoruesit të shohin njoftimet e aplikacioneve, të konakteve dhe indikatorë të progresit në kohë reale në pjesën e pasme të telefonit pa pasur nevojë të përdoret ekrani i Phone 3. Kështu ompania pretendon se redukton kohën e shpenzuar në ekran njohur si “Screen Time.”

Glyph Matrix vjen me një funksionalitet softueri që Nothing e quan Glyph Toys të cilat në të vërtetë janë mini-aplikacione. Për shembull ekrani i vogël mini-LED mund të sillet si një orë dixhitale, si një kronometër apo indikator baterie.

Gjithashtu është e mundur të luhen lojëra si Spin the Bottle në këtë ekran. Nothing do të lançojë një SDK ku përdoruesit mund të krijojnë mini-aplikacionet e tyre për Glyph Matrix.

a8367b60 5684 11f0 a6b3 c17a21ba

Sa i përket ekrani parësor, Phone 3 ka një panel 6.67-inç AMOLED me rezolucuon 1.5K dhe ndriçim maksimal prej 4,500 nits. Ofron frekuencë rifreskimi prej 120Hz. Për foto dhe video Nothing ka integruar katër sensorë 50-emgapiksel me stabilizim optik për lenten parësore dhe periskop për kamerat zmadhuese.

Ky sistem mund të regjistorjë 4K 60fps me të gjitha lentet. Në brendësi gjendet një procesor Snapdragon 8s Gen 4 me tetë bërthama me frekuencë maksimale prje 3.21Ghz. procesori është 36 përqind më i shpejtë sesa ai që gjendet në Phone 2.

Nothing do të shesë dy variante: 12GB RAM 256GB memorie dhe 16GB RAM 512GB memorie. Phone 3 fuqizohet nga një bateri 5150mAh dhe karikohet me shpejtësi 65W me kabël dhe 15W me wireless.

Porositë për Phone 3 janë hapur me 4 Korrik ndërsa është në shitje në mbarë botën prej datës 15 Korrik. Telefoni kushton 799 dollarë për modelin bazë dhe 899 dollarë për modelin me 16GB RAM. /PCWorld Albanian

Burimi: pcworld.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sulm me zjarrvenie ne nje sinagoge ne australi nuk raportohen te lenduar nga zjarri 6868f408af2b2
Lajmi i mëparshëm

Sulm me zjarrvënie në një sinagogë në Australi, nuk raportohen të lënduar nga zjarri

obrm pdukm 120 sherbime te reja elektronike per qytetaret kemi avancuar sherbimet
Lajmi i radhës

OBRM-PDUKM: 120 shërbime të reja elektronike për qytetarët, kemi avancuar shërbimet dixhitale

Të fundit nga

Shifrat e dhunës familjare për një javë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 28.11.2025 – 05.12.2025, ku rezulton se në nivel vendi janë trajtuar 43 raste të reja, shumica
ShkoLartë