Ish ministri dhe ish ambasadori britanik në SHBA, Peter Mandelson është thirrur për të dëshmuar para Kongresit amerikan në lidhje me marrëdhënien e tij me financierin e dënuar për pedofili, Jeffrey Epstein.
Dy anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve, Suhas Subramanyam dhe Robert Garcia i kanë shkruar ish-ambasadorit amerikan, duke i kërkuar atij t’u përgjigjet pyetjeve nga Komiteti Mbikëqyrës i Dhomës, si pjesë e hetimeve të vazhdueshme ndaj Epstein.
“Ndërsa nuk shërbeni më si ambasador britanik në Shtetet e Bashkuara dhe keni dhënë dorëheqjen nga Dhoma e Lordëve, është e qartë se keni pasur lidhje të gjera shoqërore dhe biznesi me Jeffrey Epstein dhe keni informacione kritike që lidhen me hetimin tonë të operacioneve të Epstein.
Duke pasur parasysh akuzat e tmerrshme në lidhje me sjelljen e Epstein, ju kërkojmë që të jeni të disponueshëm për një intervistë të transkriptuar me stafin e Komitetit në lidhje me krimet e Jeffrey Epstein dhe bashkëpunëtorëve të tij.”, thuhet në shkresë.
Anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve theksuan se Mandelson është shfaqur vazhdimisht në 3.5 milion dosjet që lidhen me Epstein, të cilat janë publikuar nga SHBA-të.
Mandelson shërbeu si ambasador i SHBA-së midis shkurtit dhe shtatorit të vitit të kaluar, përpara se të shkarkohej nga kryeministri britanik Keir Starmer.
Burimi: botasot.info


