pese raste me fruth ne maqedoni eksperti ngre alarmin per renien e mbulimit me vaksina 6af04b5f46ff6

Pesë raste me fruth në Maqedoni, eksperti ngre alarmin për rënien e mbulimit me vaksina

November 8, 2026
1 minut lexim
fotoo

Mbulimi me dozën e parë të vaksinës MRP ka rënë në 62,7 për qind, shumë larg nivelit prej 95 për qind që nevojitet për mbrojtje kolektive. Prof. dr. Dragan Danillovski paralajmëron se vendi po krijon kushte për përhapjen e fruthit dhe kërkon përgjegjësi më të madhe nga institucionet.

Pesë rastet e regjistruara me fruth në Maqedoni janë sinjal shqetësues për rënien e mbulimit me vaksina dhe rrezikun e përhapjes së mëtejshme të sëmundjes.

Në analizën e tij, profesori i shëndetit publik, Dragan Danillovski, thekson se mbulimi me dozën e parë të vaksinës MRP në vitin 2025 ka rënë në 62,7 për qind, nga 72,7 për qind në vitin 2024 dhe 73,4 për qind në vitin 2023. Mbulimi me dozën e dytë është 84,7 për qind.

Sipas tij, për të parandaluar përhapjen e fruthit nevojitet mbulim prej të paktën 95 për qind me dy doza. Fruthi është ndër sëmundjet më ngjitëse, pasi një person i infektuar mund të infektojë 12 deri në 18 persona në një popullatë të pambrojtur.

Danillovski paralajmëron se përveç dezinformatave dhe mosbesimit ndaj vaksinave, ndikojnë edhe vonesat në imunizim, terminet e humbura dhe pengesat në qasjen ndaj shërbimeve shëndetësore.

Ai vë në pikëpyetje edhe efektivitetin e masave institucionale, duke theksuar se pavarësisht fushatës së imunizimit në terren gjatë vitit 2025 dhe përgatitjes së Strategjisë Kombëtare për Imunizim 2026–2030, mbulimi me dozën e parë ka vazhduar të bjerë.

Pas rasteve të reja, institucionet kanë nisur hetimet epidemiologjike, gjurmimin e kontakteve dhe kontrollet e statusit të vaksinimit në shkolla, kopshte dhe institucionet shëndetësore.

Danillovski kërkon masa konkrete, identifikim dhe vaksinim të fëmijëve që kanë humbur dozat, si dhe publikimin e rezultateve nga zbatimi i strategjisë së imunizimit.

Sipas tij, pesë rastet me fruth duhet të shërbejnë si paralajmërim për të gjithë sistemin shëndetësor, sepse parandalimi i një epidemie fillon shumë përpara se të diagnostikohet pacienti i parë.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

jonida maliqi e quan te mbivleresuar rozana radi i kthehet me ironi 6af04b5f30792
Lajmi i mëparshëm

Jonida Maliqi e quan të mbivlerësuar, Rozana Radi i kthehet me ironi

Të fundit nga

Raportohet për shpërthime në jug të Iranit

Media shtetërore iraniane ka raportuar për shpërthime në disa lokacione në provincën jugore të Hormozganit. Shpërthime u raportuan në ishullin Keshm, në Sirik, Jask dhe Bandar Abas, teksa ka njoftime kundërthënëse lidhur

Alta Banka ri-aktivizon bankingun mobil dhe elektronik

Banka ka rikthyer shërbimet e bankingut mobil dhe atij elektronik, duke u mundësuar sërish klientëve qasje në shërbimet bankare përmes telefonit dhe internetit. Banka njofton se përmes aplikacionit mobil dhe platformës elektronike,
ShkoLartë