pese gjigante evropiane po ndjekin me vemendje situaten e vinicius junior te real madridi 6903323433ca4

​Pesë gjigantë evropianë po ndjekin me vëmendje situatën e Vinícius Júnior te Real Madridi

October 30, 2025
1 minut lexim

E ardhmja e Vinícius Júnior te Real Madridi po bëhet gjithnjë e më e pasigurt. Pas zëvendësimit të tij në “El Clasico” dhe spekulimeve për tensione me trajnerin Xabi Alonso, disa klube të mëdha evropiane kanë filluar ta monitorojnë nga afër situatën e brazilianit.

Kontrata e Viníciust me Realin skadon në qershor të vitit 2027, por ai ende nuk ka pranuar të rinovojë. Kjo ka bërë që pesë klube elitare si Paris Saint-Germain, Chelsea, Manchester United, Bayern Munich dhe Manchester City të jenë të gatshme të veprojnë nëse lojtari vendos të largohet.

PSG shihet si opsioni më i fortë, pasi e konsideron Viníciusin pasardhësin ideal të Kylian Mbappé. Ndërkohë, klubet angleze dhe gjermane e shohin atë si një mundësi për të forcuar repartin ofensiv me një lojtar që mund të ndryshojë fatin e ndeshjeve.

Real Madridi, nga ana tjetër, gjendet përballë një vendimi të rëndësishëm: të rinovojë kontratën e sulmuesit për të ruajtur stabilitetin, ose ta shesë për një shumë të madhe në rast se tensionet nuk zbuten.

Për momentin, asnjë ofertë zyrtare nuk është bërë, por interesi i madh që po shfaqet tregon se Vinícius mund të bëhet një nga emrat më të kërkuar në tregun e ardhshëm të transferimeve.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mblidhet konferenca e kryetareve 90 minuta debat per cdo raportim te institucioneve te pavarura 690331d664957
Lajmi i mëparshëm

Mblidhet Konferenca e Kryetarëve, 90 minuta debat për çdo raportim të institucioneve të pavarura

mediumi kroat siria njohu kosoven dush i ftohte per aleksander vuciqin 690332425baae
Lajmi i radhës

Mediumi kroat: Siria njohu Kosovën, dush i ftohtë për Aleksander Vuçiqin

Të fundit nga

ShkoLartë