pese familje ne britani padisin tiktok un pas vdekjes se femijeve nga blackout challenge 696a0a061da45

Pesë familje në Britani padisin TikTok-un pas vdekjes së fëmijëve nga “Blackout Challenge”

January 16, 2026
1 minut lexim

Pesë familje në Mbretërinë e Bashkuar pretendojnë se fëmijët e tyre humbën jetën duke tentuar të kryenin të ashtuquajturën “Blackout Challenge”, një sfidë e rrezikshme që përfshin ndalimin e përkohshëm të frymëmarrjes dhe që mund të shkaktojë dëmtime serioze të trurit apo vdekje.

Prindërit kanë ngritur padi në Shtetet e Bashkuara kundër TikTok-ut, duke e fajësuar platformën për ekspozimin e të miturve ndaj përmbajtjes së rrezikshme dhe duke kërkuar të zbardhin rrethanat e orëve të fundit të jetës së fëmijëve të tyre.

Sipas Sky News, rasti përfshin pesë fëmijë të moshës 12 deri në 14 vjeç, të cilët u gjetën pa ndjenja në incidente të ndara gjatë një periudhe disa mujore. Familjet besojnë se ata po imitonin sfidën e rrezikshme që ka qarkulluar prej vitesh në internet.

Mes viktimave janë Maya Walsh (13 vjeç), Noah Gordon (12 vjeç), Jules (14 vjeç), Archie (12 vjeç) dhe Isaac (13 vjeç). Në disa raste, prindërit gjetën prova indirekte në pajisjet elektronike të fëmijëve, përfshirë video të regjistruara që dyshohet se lidhen me TikTok, edhe pse nuk ishin publikuar.

TikTok ka mohuar se “Blackout Challenge” ka qenë ndonjëherë trend në platformë dhe thotë se e ka ndaluar këtë lloj përmbajtjeje që nga viti 2020, duke theksuar se heq 99% të materialeve që shkelin rregullat para se të raportohen. Kompania ka shprehur gjithashtu ngushëllime për familjet.

Seanca e parë dëgjimore pritet të mbahet të premten, ndërsa TikTok do të kërkojë rrëzimin e padisë, duke argumentuar se çështja është ngritur në juridiksion të gabuar, pasi incidentet ndodhën në Britani.

Familjet thonë se pasiguria mbi shkaqet e vdekjes së fëmijëve të tyre ua ka bërë të pamundur përballimin e humbjes, ndërsa procesi ligjor pritet të përcaktojë përgjegjësinë e platformave sociale në mbrojtjen e të miturve online.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

putini ka humbur tre aleate dy te tjere jane buze humneres si u shnderrua rusia ne nje tiger letre 696a08535eb25
Lajmi i mëparshëm

Putini ka humbur tre aleatë, dy të tjerë janë “buzë humnerës”, si u shndërrua Rusia në një tigër letre

baki wahsh shqiptari i biznesit te arit 696a0d13151c9
Lajmi i radhës

Baki Wahsh, shqiptari i biznesit të arit

Të fundit nga

BDI bllokon zgjedhjen e Avokatit të Popullit

Procesi për zgjedhjen e Avokatit të Popullit mbetet i bllokuar në Kuvend. Edhe pse në takimin e liderëve kishte një dakordësi parimore që BDI të siguronte shumicën e Badenterit për kandidatin Faton
ShkoLartë