pervjetori i epopese se dukagjinit shenohet me aktivete te ndryshme ne decan 69bc4e54a5c3b

Përvjetori i Epopesë së Dukagjinit shënohet me aktivete të ndryshme në Deçan

March 19, 2026
1 minut lexim

Për nder të 28-vjetorit të Epopesë së Dukagjinit dhe 27-vjetorit të ndërhyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë, Komuna e Deçanit, në bashkëpunim me organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka organizuar disa aktivitete.

Aktivitetet fillojnë nga 21 marsi, me Turnirin Ndërkombëtarë të Boksit “Epopeja e Dukagjinit.

Ndërkaq, aktiviteti i fundit është më 24 mars në ora 12:00, me manifestimin qendror të Epopesë së Dukagjinit.

Agjenda e plotë:

21 Mars – e Shtunë

13:00 – Turniri Ndërkombëtar i Boksit “Epopeja e Dukagjinit”

Vendi: Palestra e sporteve – Karagaq, Pejë

23 Mars – e Hënë

12:00 – Ekspozitë nga nxënësit e shkollave fillore të Komunës së Deçanit, e shoqëruar me program artistik.

Vendi: Kompleksi Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan

15:00 – Ekspozitë kushtuar 24 Marsit – “Epopeja e Dukagjinit”

Vendi: Qendra Rinore në Deçan

19:00 – Koncert klasik i organizuar nga Universiteti “Haxhi Zeka”

Vendi: Holli i Gjimnazit “Vëllezërit Frashëri” në Deçan

24 Mars – e Martë

11:00 – Homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan

12:00 – Manifestimi qendror i Epopesë së Dukagjinit

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

protesta e opozites te dielen ambasada amerikane paralajmeron qytetaret e vet 69bc4ddcb9d08
Lajmi i mëparshëm

Protesta e opozitës të dielën, ambasada amerikane paralajmëron qytetarët e vet

arrestohet drejtori i inspektoratit bujqesor u kap duke marre 50 000 euro ryshfet 69bc7500ebbc8
Lajmi i radhës

Arrestohet drejtori i Inspektoratit Bujqësor, u kap duke marrë 50.000 euro ryshfet

Të fundit nga

Putini shpall armëpushim të përkohshëm me Ukrainën

Presidenti rus, Vladimir Putin ka njoftuar një armëpushim të përkohshëm me Ukrainë, sipas një deklarate zyrtare të Kremlinit. Ky vendim vjen pak pas festës Pashkëve. Sipas njoftimit, armëpushimi do të hyjë në fuqi në datën 11 prill
ShkoLartë