personat me nevoja te posacme kerkese partive ne listat per keshilltare te kete edhe persona me pengesa ne levizje 68a5f959d31c8

Personat me nevoja të posaçme kërkesë partive, në listat për këshilltarë të ketë edhe persona me pengesa në lëvizje

August 20, 2025
1 minut lexim

Nuk kemi qasje në shumë institucione publike. Në disa prej tyre mungojnë ashensorët për personat me aftësi të posaçme, ndërsa nëpër komuna shpesh mungojnë trotuaret që do të na lejonin të lëviznim me karroca,” thanë anëtarët e shoqatës SOS Vita të cilët kërkuan që në çdo komunë të emërohet nga një këshilltar me aftësi ndryshe, i cili do të angazhohej në identifikimin dhe zgjidhjen e problemeve që prekin drejtpërdrejt këtë kategori qytetarësh.

“U bëjmë thirrje të gjitha komunave dhe organeve shtetërorë të RMV-së, ka ardhur më koha që të ketë nga një këshilltar, person me aftësi ndryshe në çdo komunë të ketë nga një këshilltar. Me qellim që t’ua sqaroje dhe të na informoje se çfarë duhet të ndërmerret. Deri tani s’ka ndodhur një gjë e tillë por ne e kërkojmë me çdo kusht që të ketë nga një anëtarë me nevoja ndryshe në të gjitha komunat”, tha Zhivko Milevski – Anëtar i SOS Vita.

Sipas kryetarit të SOS Vita, Ertan Shakiri, përfshirja e një personi me aftësi të ndryshe në këshillat komunalë do të lehtësonte ndjeshëm mbrojtjen e të drejtave të tyre dhe do të ndihmonte në përmirësimin e kushteve të jetesës.

“Nëse do ta kemi një këshilltar nëpër komuna si person me aftësi të kufizuara atëherë do ta kemi më lehtë të drejtën dhe jetën tonë sepse ai si person i me aftësi ndryshe e di se çfarë dmth të jesh person me aftësi ndryshe dhe mendoj se në këtë mënyrë do t’i kërkojmë të drejtat tona më lehtë dhe më mirë”, u shpreh Ertan Shakiri – Kryetar i SOS Vita.

Shoqata SOS Vita në Çair aktualisht numëron mbi 450 anëtarë me diagnoza të ndryshme, të cilët, sipas drejtuesve të organizatës, përballen me shumë sfida e veçanërisht me mungesën e infrastrukturës së përshtatshme për qarkullim me karroca në rrugë dhe me mungesën e qasjes së barabartë në institucionet komunale dhe shtetërore./ Alsat.mk

Burimi: lajme24.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

valentino behet me shef te ri ekzekutiv 68a5f546a264c
Lajmi i mëparshëm

​Valentino bëhet me shef të ri ekzekutiv

osmani cairi do te behet komuna e pare me mekanizma reale kunder korrupsionit 68a5fe6bb74e5
Lajmi i radhës

Osmani: Çairi do të bëhet komuna e parë me mekanizma realë kundër korrupsionit

Të fundit nga

ShkoLartë