perse u permbyt gjirokastra banoret e lagjes blloku i furrave perroi nen uren e nanxes nuk eshte pastruar kurre 69654e843837f

Përse u përmbyt Gjirokastra? Banorët e lagjes “Blloku i Furrave”: Përroi nën urën e Nanxës nuk është pastruar kurrë

January 12, 2026
1 minut lexim

Rruga që lidh tre lagje në zonën  pas Kalasë Argjiro ne Gjirokastër është bllokuar si pasojë e një rrëshqitjeje të madhe dheu, duke vështirësuar ndjeshëm jetën e përditshme për dhjetëra e qindra banorë.

Bëhet fjalë për rreth 12 mijë banorë të lagjeve Manalat i Parë dhe Manalat i Dytë, të cilët janë prekur drejtpërdrejt nga kjo situatë.

Masivi i madh i dherave ka zënë rrugën kryesore që lidh lagjet, duke e bërë të pamundur qarkullimin normal të mjeteve dhe duke kufizuar aksesin në shërbime.

Banorët janë të detyruar të lëvizin në këmbë nëpër shtigje të improvizuara, në kushte të vështira dhe të pasigurta.

Veçanërisht e vështirë është situata për 170 fëmijë që ndjekin shkollën “Naim Frashëri”, të cilët, ndonëse vazhdojnë të shkojnë në mësim, detyrohen të kalojnë çdo ditë nëpër rrugë të dëmtuara dhe terrene të vështira, duke rrezikuar sigurinë e tyre.

Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për pastrimin e masivit të dherave dhe rehabilitimin e rrugës, ndërsa Bashkia e Gjirokastrës po pret raportin e Shërbimit Gjeologjik, i cili ka kryer studime jo vetëm në këtë zonë problematike, por edhe në disa pika të tjera të qytetit ku janë evidentuar rrëshqitje të mëdha dheu.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

al ittifaq prezanton balotellin presidenti i klubit zbulon gjithcka lindi nga transfermarkt 69654dd3a52c1
Lajmi i mëparshëm

Al Ittifaq prezanton Balotellin, presidenti i klubit zbulon: Gjithçka lindi nga Transfermarkt…

volkswageni i pare elektrik me nje motor me djegie qe zgjeron gamen eshte nje suv masiv 69654eae66809
Lajmi i radhës

Volkswageni i parë elektrik me një motor me djegie që zgjeron gamën, është një SUV masiv

Të fundit nga

ShkoLartë