perplasjet salah liverpool alisson shpresoj qe te rikuperoje raportin me klubin 69372957b3d5f

Përplasjet Salah-Liverpool, Alisson: Shpresoj që të rikuperojë raportin me klubin

December 8, 2025
1 minut lexim

Liverpooli po përjeton një prej momenteve më të vështira teksa është në krizë rezultatesh ndërkohë që edhe tensionet e brendshme janë në nivelet më të larta që u panë të shpërthejnë pas ndeshjes me Leeds pas deklaratës së fortë të Mohamed Salah.

Në lidhje me situatën e krjuar ka folur portieri i Liverpool, Alisson Becker në një intervistë për Sky Sports në prag të ndeshjes së Ligës së Kampioneve me Interin

‘Kjo situatë nuk është e lehtë, por është pjesë e futbollit-tha Alisson kur u pyet për deklaratën e fortë të Salah-Salahun e duam të gjithë ne lojtarët, klubi dhe tifozët. Bëhet fjalë për një situatë të vecantë që ka të bëjë vetëm me të, më vjen keq personalisht sepse Salah është një legjendë e Liverpool. Unë kam një raport të shkëlqyer me të, por tani jemi të përqendruar te ndeshja me Interin’

Përsa i përket raportit mes Salah dhe Liverpool, Alisson u shpreh optimist se ai do të rikuperohet

‘Mendoj se ky raport do të rikuperohet, kjo është ajo që shpresoj që  të ndodhë-tha Alisson-ka fituar shumë me Liverpoolin, ka bërë shumë për The Reds. Edhe klubi ka bërë shumë për të duke i dhënë mundësinë të vijë këtu dhe të fitojë gjithçka në karrierën e tij. Shifrat e tij janë impresionuese, shpresoj që raporti mes Salah dhe klubit të rikuperohet’.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

birn hija e kremlinit pas baba vanges si shperndahen profecite e rreme ne mediat shqiptare 693728f82718e
Lajmi i mëparshëm

BIRN: Hija e Kremlinit pas Baba Vangës, si shpërndahen ‘profecitë’ e rreme në mediat shqiptare

rritet numri i vizitoreve ky qytet prin per turizem 6937296b816cb
Lajmi i radhës

Rritet numri i vizitorëve, ky qytet prin për turizëm

Të fundit nga

ShkoLartë