Policia e Shkupit ka arrestuar J.J. (44) nga Shkupi, i dyshuar se pas një mosmarrëveshjeje për çështje pronësore ka sulmuar me një mjet të mprehtë fqinjin e tij A.Sh. (38), bashkëshorten e tij Gj.U. dhe fqinjen D.D., e cila kishte tentuar t’i ndante.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:15, në shtëpinë e A.Sh.-së.
Në lidhje me rastin është ndaluar edhe A.Sh., me të cilin policia ka zhvilluar bisedë zyrtare.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, policia njofton se do të ndërmerren masat përkatëse ligjore.
Burimi: lajmpress.org


