Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas fitores së Kombëtares së Kosovës ndaj Irlandës në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu ka përgëzuar futbollistët kosovarë për paraqitjen dhe rezultatin e arritur në ndeshjen e parë të grupit.
“Një Kosovë që me një lojë të bukur siguroi një fitore të rëndësishme ndaj Irlandës në ndeshjen e parë të grupit. Nisje e fuqishme e djemve tanë”, ka shkruar Haxhiu.
Fitorja në “Fadil Vokrri” është cilësuar nga ajo si një nisje e fuqishme për Kombëtaren e Kosovës në këtë fushatë garuese.
Burimi: botasot.info


