perplasi per vdekje 74 vjecaren ne autostraden durres tirane arrestohet 65 vjecari ne pranga edhe djali i tij pasi u larguan nga vendngjarja 6a636dcfecd75

Përplasi për vdekje 74-vjeçaren në autostradën Durrës-Tiranë/ Arrestohet 65-vjeçari, në pranga edhe djali i tij pasi u larguan nga vendngjarja

July 24, 2026
1 minut lexim

Vijojnë hetimet dhe veprimet procedurale për zbardhjen e përgjegjësive dhe rrethanave të aksidentit në autostradën “Durrës-Tiranë”.

Identifikohet dhe arrestohet 65-vjeçari që përplasi me automjet, me pasojë vdekjen, shtetasen M. T., 74 vjeçe.

Në pranga dhe djali i 65-vjeçarit, pasi së bashku, u larguan nga vendi i aksidentit, pa i dhënë ndihmë 74-vjeçares, dhe nuk njoftuan Policinë.

Gjithashtu, 32-vjeçari fshehu automjetin dhe e riparoi për të penguar zbulimin e së vërtetës.

Gjendet dhe sekuestrohet automjeti tip “Mercedez Benz”.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera me qëllim identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit që përplasi me pasojë vdekjen, shtetasen M. T., 74 vjeçe, rreth orës 04:10 të datës 23.07.2026, në autostradën “Durrës-Tiranë”, si dhe për sqarimin e rrethanave të aksidentit, specialistët e qarkullimit rrugor identifikuan, lokalizuan dhe kapën autorin e dyshuar të rastit, shtetasin Xh. M., 65 vjeç, banues në Durrës.

Më tej, në vijim të veprimeve u arrestua djali i 65-vjeçarit, shtetasi B. M., 32 vjeç, banues në Durrës, pasagjer në automjet, në momentin e aksidentit.

2 të arrestuarit dyshohet se janë larguar nga vendi i aksidentit, menjëherë pas përplasjes, pa i dhënë ndihmë 74-vjeçares, si dhe pa njoftuar Policinë.

Më pas, 32-vjeçari dyshohet se me qëllim pengimin e zbulimit të së vërtetës, ka fshehur automjetin tip “Mercedez Benz” të përfshirë në aksident, si dhe ka riparuar dëmet që i ishin shkaktuar nga përplasja.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

live kurti e perserit serish zgjedhjet pas 9 shkurtit ishin te panevojshme 6a636d5310780
Lajmi i mëparshëm

LIVE: Kurti e përsërit sërish: Zgjedhjet pas 9 shkurtit ishin të panevojshme

nje muaj pas termeteve vdekjeprurese venezuelianet ende kerkojne te dashurit e tyre nen rrenoja 6a636e30a4ad0
Lajmi i radhës

Një muaj pas tërmeteve vdekjeprurëse, venezuelianët ende kërkojnë të dashurit e tyre nën rrënoja

Të fundit nga

ShkoLartë