live kurti e perserit serish zgjedhjet pas 9 shkurtit ishin te panevojshme 6a636d5310780

LIVE: Kurti e përsërit sërish: Zgjedhjet pas 9 shkurtit ishin të panevojshme

July 24, 2026
min lexim

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti përsëri ka përmendur se zgjedhjet e 7 qershorit ishin të panevojshme.

Në mbledhjen e radhës të Qeverisë, Kurti mirëpriti caktimin e datës për mbajtjen e seancës konstituive të legjislaturës së 11-të të Kuvendit të Kosovës.

Kurti: Zgjedhjet në dhjetor e veçmas në qershor kanë qenë të panevojshme

“Më 7 qershor për herë të tretë patëm zgjedhje për kuvendin e Kosovës. Të parat ato të 9 shkurtit 2025 ishin të rregullta pas përfundimit të mandatit të plotë katër vjeçar. Ndërsa dy proceset pasuese zgjedhore të dyja të parakohshme në dhjetor e veçmas në qershor kanë qenë të evitueshme dhe të panevojshme. Caktimi i datës për mbajtjen e seancës konstituive të legjislaturës së 11-të të kuvendit nga U.D së Presidentes Albulena Haxhiu është e mirëpritur. Partitë politika secila sipas hises që populli i ka dhënë gjendemi sërish para përgjegjësisë për përmbushjen e detyrave për formimin e institucioneve të reja, përfshirë zgjedhjen e presidentit”, tha Kurti.

Ai përmendi edhe takimet që ka mbajtur më 10 korrik me krerët e PDK dhe LDK, duke përmendur që Aleanca nuk pranoi ftesën.

Kurti tha se interesi shtetëror duhet të vihet në rendin e parë, duke u bërë thirrje partive politike për zgjedhjen e presidentit apo presidentes së re të Kosovës.

Kurti: Veprimet politike dhe interesi shtetëror duhet të vihen në rend të parë

“Kemi dy javë më së shumti deri te fillimi iu seancës për konstituimin e kuvendit, para se të kalojmë tek zgjedhja e qeverisë së re dhe presidentit ose presidentes së re. Për legjislaturën dhe ekzekutivin e ri nevojitet shumica e thjeshtë, ndërsa për presidentit së paku një dy raundet e para, për shkak të një aktgjykimi të Gjykatës Kushtetuese para 15 viteve kërkohet prania e 2/3 të deputetëve andaj edhe përgjegjësia për zgjedhjen e tij e tejkalon një parti politike. Në këtë frymë saktësisht dy javë më parë, më 10 korrik zhvillova takime konsultative me krerët e PDK dhe LDK, ndërkaq sërish shprehim keqardhje që Aleanca nuk e pranoi ftesën. Teksa koha ecën veprimet politike dhe interesi shtetëror duhet të vihen në rend të parë”, tha Kurti.

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka caktuar të premten datën 6 gusht ora 10:00 seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës. 

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

denohet me 18 vite burg vrasesi ne menyre mizore 6a6356d0cc88a
Lajmi i mëparshëm

Dënohet me 18 vite burg “vrasësi në mënyrë mizore”

perplasi per vdekje 74 vjecaren ne autostraden durres tirane arrestohet 65 vjecari ne pranga edhe djali i tij pasi u larguan nga vendngjarja 6a636dcfecd75
Lajmi i radhës

Përplasi për vdekje 74-vjeçaren në autostradën Durrës-Tiranë/ Arrestohet 65-vjeçari, në pranga edhe djali i tij pasi u larguan nga vendngjarja

Të fundit nga

ShkoLartë