perplaset avioni ne aeroportin e karolines se veriut 6 persona humbin jeten autoritetet shpertheu ne flake 6944774602868

Përplaset avioni në aeroportin e Karolinës së Veriut, 6 persona humbin jetën, autoritetet: Shpërtheu në flakë

December 18, 2025
1 minut lexim

Gjashtë persona kanë humbur jetën si pasojë e një përplasje avioni, i cili po ulej në një aeroport rajonal në Karolinën e Veriut.

“Mund të konfirmoj se ka pasur viktima”, tha Sherifi i Qarkut Iredell Darren Campbell, megjithëse nuk pranoi të thoshte numrin e tyre.

Aeroplani u rrëzua gjatë uljes në Aeroportin Rajonal të Statesville rreth orës 10:15 sipas orës lokale.

Administrata Federale e Aviacionit po heton incidentin. Drejtori i Aeroportit të Statesville, e përshkroi avionin si avion korporativ dhe tha se ishte përfshirë nga flakët kur mbërriti në vendngjarje.

Avioni i biznesit ishte në ajër për pak kohë para rrëzimit. Ai u rrëzua në skajin lindor të pistës dhe autoritetet ende nuk kanë informacion mbi shkakun e ngjarjes.

Aeroporti i Statesville do të mbetet i mbyllur deri në njoftim të dytë, ndërsa ekipet pastrojnë mbeturinat nga pista.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dronet ukrainas godasin dy sisteme s 400 ruse ne belgorod 694475c833e16
Lajmi i mëparshëm

Dronët ukrainas godasin dy sisteme S-400 ruse në Belgorod

ngjarjet e dates 19 dhjetor 69447c6f6dd88
Lajmi i radhës

​Ngjarjet e datës 19 dhjetor

Të fundit nga

Regjistrohen dy tërmete në RMV

Tërmet me intensitet prej III ballë sipas Shkallës makrosizmike evropiane (SHME) është ndjerë në Manastir, Ohër dhe rrethinë mbrëmë në ora 23:10, kumtoi Opservatori sizmologjik pranë Fakultetit natyroro-matematikor në Shkup. Epiqendra e
ShkoLartë