​Ngjarjet e datës 19 dhjetor

Mbahet konferenca vjetore e organizuar nga Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore me temën: “Aspekte dhe sfida të edukimit në trashëgimi kulturore”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 09:50 – 15:00)

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj raporton në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes për raportin vjetor të punës për vitin 2022. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 10:00)

Komisioni për Administratë Publike shqyrton për herë të dytë Projektligjin për zyrtarët Publikë dhe atë për Pagat në Sektorin Publik. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 10:00)

KIPRED organizon tryezën e rrumbullakët “Qeverisja e Mirë në Sigurinë Kibernetike në Kosovë: Forcimi i themeleve dhe i institucioneve të reja”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 10.00)

Hapet Qendra e re AZURE e organizatës “The Ideas Partnership”. Merr pjesë ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. (Lagjja 28, Fushë Kosovë, ora 10:00)

Inaugurohet fillimi i punimeve për rehabilitimin e linjës së 10-të hekurudhore të fazës se dytë Fushë Kosovë – Mitrovicë. (Stacioni i trenave, Fushë Kosovë, ora: 10:30)

Mbahet Festivali Architech Edicioni III, Inaugurimi i lodrave për fëmijë me nevoja të veçanta. (Parku i lodrave për fëmijë , Ulpiana, dhe KultPlus Caffe Gallery, ora 11:00)

Këshilli Gjyqësor i Kosovës organizon – Ditët e Gjyqësorit. (Hotel “Emerald”, ora 13:30)

Shoqata Ndërkombëtare “Friends of Kazantzakis” (“Miqtë e Kazanxakit”) do të organizojë një simpozium për shkrimtarin e shquar grek. (Qendra për Edukim dhe Kulturë LIBART, objekti i bibliotekës “Hivzi Sulejmani” në lagjen “Dardania” Prishtinë, ora 17:00)

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Këto janë ushqimet që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve

Story i radhës

Tragjedi në Afganistan/ Shpërthen çisterna e karburantit, humbin jetën 19 persona, mes tyre gra e fëmijë

Të fundit nga