perparim rama thyen heshtjen per marreveshjen kurti

Përparim Rama thyen heshtjen për marrëveshjen Kurti-Abdixhiku

September 1, 2026
1 minut lexim

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama është shprehur skeptik se marrëveshja e arritur mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së do t’i hapë rrugë zgjedhjes së presidentit të ri të Kosovës.

Një ditë pasi LVV dhe LDK u dakorduan që profesori universitar dhe ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Bekim Sejdiu, të jetë kandidati i përbashkët për president, Rama tha se mbetet skeptik nëse procesi do të përfundojë me zgjedhjen e kreut të shtetit.

Rama tha se, ndonëse shpreson që institucionet të formohen dhe vendi të ecë përpara, bazuar në zhvillimet e dy viteve të fundit nuk është optimist se do të arrihet një marrëveshje për zgjedhjen e presidentit.

Rama: Uroj që mos të jetë kjo dhe një lojë e Albin Kurtit

“Uroj që mos të jetë kjo dhe një lojë e Albin Kurtit. Dyshoj shumë që ka me u zgjedh presidenti, për fat të keq po them. E ka treguar tash e dy vjet që nuk është i interesuar për me kriju qeveri, pra nuk është dikush që don me qeverisë, është dikush që ka tendenca autokratike po them dhe nuk e shoh, nuk jam optimist. Uroj që po, uroj që të krijojmë qeveri, uroj që të kemi president, po jam shumë pesimist në bazë të rrjedhave tash e gati dy vjet”, ka deklaruar Rama.

I pyetur nëse pajtohet me kandidatin e propozuar për president, Rama tha se e mbështet zgjedhjen e presidentit, nëse partitë politike kanë arritur marrëveshje dhe ekzistojnë votat e nevojshme.

Rama: Nëse partitë janë pajtuar edhe i kanë votat, patjetër që po

“Patjetër që po, kqyri, vendit i duhet presidenti dhe nëse partitë janë pajtuar edhe i kanë votat, patjetër që po. Neve na duhen institucione, na duhet me ec përpara, pra nuk mund të ndalemi”, potencoi Rama.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

FB IMG 1788258521638
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti me super investim në shkollat e Çairit këtë 1 Shtator: Rinovohet 60% e inventarit

i moshuari ne karroce mezi hyn ne gjkko mungon rampa anila hoxha strateget te zene me rregulloren qe censuron median 6a96bc30e6b8b
Lajmi i radhës

I moshuari në karrocë mezi hyn në GJKKO, mungon rampa! Anila Hoxha: “Strategët” të zënë me rregulloren që censuron median

Të fundit nga

ShkoLartë