FB IMG 1788258521638

Mexhiti me super investim në shkollat e Çairit këtë 1 Shtator: Rinovohet 60% e inventarit

September 1, 2026
1 minut lexim

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, e nisi 1 Shtatorin në SHF “Hasan Prishtina”, ku uroi nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor dhe foli për investimet në kushtet e mësimit në shkollat fillore të komunës.

“Urimi më i mirë për fëmijët tanë është të kujdesemi që ata të mësojnë në kushte sa më të mira”, deklaroi Mexhiti.

Sipas Mexhitit vetëm gjatë këtij viti, shkollat fillore të Çairit do të pajisen me 1.600 karrige dhe 800 banka të reja. Bashkë me donacionin e vitit të kaluar, numri i përgjithshëm arrin në 2.000 karrige dhe 1.000 banka të reja.

FB IMG 1788258529055

Sipas kryetarit të Çairit, Izet Mexhiti, me këtë proces po rinovohet rreth 60 për qind e inventarit të shkollave fillore në Çair.

Kryetari i komunës falënderoi kompaninë Eftinija për donacionin dhe mbështetjen, ndërsa nxënësve iu shpërndanë edhe pako me mjete shkollore për fillimin e vitit të ri.

Në fund, Mexhiti uroi nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit për një vit të suksesshëm shkollor, duke përcjellë urimin për 1 Shtatorin.

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

PHOTO 2026 08 20 09 15 51
Lajmi i mëparshëm

Pirin Export: Wellness dhe SPA në shtëpi – standardi i ri për një jetë të shëndetshme dhe cilësore

Të fundit nga

ShkoLartë