permbytjet ne spanje i moren jeten 229 personave qytetaret ne proteste alarmet njoftuan me shume vonese fajtor 68fd4645c4959

Përmbytjet në Spanjë i morën jetën 229 personave, qytetarët në protestë: Alarmet njoftuan me shumë vonesë, fajtor…

October 25, 2025
1 minut lexim

Spanjollët e revoltuar kanë organizuar një protestë për të denoncuar mënyrën se si u menaxhuan përmbytjet vdekjeprurëse në Valencia.

Më shumë se 50 mijë persona dolën në rrugët e qytetit lindor të Spanjës dhe i bënë thirrje udhëheqësit rajonal, Carlos Mazon, të japë dorëheqjen pasi nuk mori masat e duhura për pasojat e përmbytjes.

“Njerëzit janë ende shumë të zemëruar, pse nuk u evakuuan njerëzit? Është e pakuptueshme”, tha Rosa Cerros, një nëpunëse publike 42-vjeçare, pjesë e protestës.

Administrata e Carlos Mazon është kritikuar ashpër, pasi akuzohet se nuk i dërgoi në kohë alarmet paralajmëruese për përmbytjet.

Qytetarët deklaruan se në kohën kur morën alarmin, uji me baltë kishte rrethuar makinat dhe shtëpitë e tyre.

“Mazón nuk ishte aty ku duhej të ishte atë ditë, ai nuk ishte në lartësinë e detyrës”, tha një protestues.

Si pasojë e përmbytjeve mbetën të vdekur 229 persona, ndërsa u prekën rreth 78 komuna.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

trump njofton rritje prej 10 te tarifave ndaj kanadase 68fd4492ddad3
Lajmi i mëparshëm

Trump njofton rritje prej 10% të tarifave ndaj Kanadasë

vidhet nje veture ne fushe kosove kerkohet ndihme per ta gjetur 68fd4b6fea4e7
Lajmi i radhës

Vidhet një veturë në Fushë-Kosovë, kërkohet ndihmë për ta gjetur

Të fundit nga

Moti sot: I vranët, me reshje shiu

Sot pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet herë pas here të ketë reshje të pakta lokale shiu. Era do të fryjë kryesisht
ShkoLartë