permbytjet ne pakistan vijojne operacionet e shpetimit rritet ne 688 numri i viktimave 68a4475ac9181

Përmbytjet në Pakistan, vijojnë operacionet e shpëtimit, rritet në 688 numri i viktimave

August 19, 2025
1 minut lexim

Ekipet e shpëtimit të mbështetura nga trupat e ushtrisë dhe vullnetarët vendas vazhduan të gërmojnë nëpër grumbuj mbeturinash në disa rrethe të Pakistanit veriperëndimor, ku përmbytjet shkatërruan fshatra të tëra, ura dhe ndërtesa tjera.

Me viktimat e fundit të shkaktuara nga përmbytjet masive që goditën provincën veriperëndimore Khyber Pakhtunkhwa të premten, numri i përgjithshëm i të vdekurve është rritur në 688.

Duke iu drejtuar një konference për shtyp në kryeqytetin Islamabad, Inam Haider, kreu i Autoritetit Kombëtar të Menaxhimit të Fatkeqësive (NDMA) të vendit, tha se rreth 1.000 persona janë plagosur në aksidente të lidhura me shiun dhe përmbytjet në të gjithë vendin që nga 26 qershori.

Inam tha se autoritetet po punojnë për të pastruar rrugët dhe për të rivendosur energjinë elektrike në rrethet e prekura nga përmbytjet.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

tri vatra aktive ne vend vijojne flaket ne fushe arrez dy fshatra te tiranes dhe parkun natyror te germenjes 68a446e80bb74
Lajmi i mëparshëm

Tri vatra aktive në vend/ Vijojnë flakët në Fushë Arrëz, dy fshatra të Tiranës dhe Parkun Natyror të Gërmenjës

lufta me rusine zelesnky pas takimit me trump ukraina tashme po punon per garanci konkrete te sigurise 68a4490c11648
Lajmi i radhës

Lufta me Rusinë/ Zelesnky pas takimit me Trump: Ukraina tashmë po punon për garanci ‘konkrete’ të sigurisë

Të fundit nga

ShkoLartë