permbytjet katastrofike ne nepal dhe tibet pezullohen operacionet e shpetimit frike per nje vale te dyte 6a915a72697bc

Përmbytjet katastrofike në Nepal dhe Tibet/ Pezullohen operacionet e shpëtimit, frikë për një valë të dytë

August 28, 2026
1 minut lexim

Është të paktën 475 bilanci i jetëve të humbura nga vërshimi katastrofik i ujërave që goditi rajonin kufitar mes Nepalit dhe Tibetit, ndërsa ekipet e shpëtimit po përballen me rrezikun e një vale të dytë përmbytjesh.

Autoritetet kineze kanë pezulluar operacionet e shpëtimit pranë vijës së kufirit Nepal-Tibet, në mesin e frikës se një liqen i sapoformuar pas rritjes së nivelit të ujit, mund të çajë barrierat dhe të shkaktojë një tjetër përmbytje.

Në Nepal te Tibet, të zhdukurit janë me qindra. Zyrtarët lokalë thonë se vala masive e ujit u shkaktua nga shembja e një akullnaje. Vërshimi përfshiu shtëpi dhe rrugë, duke shkatërruar edhe një pikë të rëndësishme të kalimit kufitar mes Nepalit dhe Tibetit. Ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet për të mbijetuarit, ndërsa frika për një tjetër valë përmbytjesh ka rritur ndjeshëm tensionin në zonën e katastrofës. Rajoni është një destinacion i rëndësishëm turistik dhe vizitohet çdo vit nga dhjetëra mijëra turistë. Ndërkohë, familjarët e personave të zhdukur presin ende lajme për të afërmit e tyre. Ushtria e Nepalit ka shpëtuar rreth 900 persona nga zonat më të goditura nga përmbytjet, mes tyre edhe shtetas të huaj. Operacionet e shpëtimit janë përqendruar kryesisht në distriktet Rasuwa dhe Nuwakot.

Mes 900 personave të shpëtuar janë 119 shtetas të huaj, ndërsa 92 prej tyre janë indianë. Shtetasit indianë përbëjnë grupin më të madh të turistëve të huaj të prekur nga përmbytjet katastrofike që kanë goditur rajonin. I pyetur mbi përmasat e tragjedisë, zëdhënësi i ushtrisë nepaleze, gjeneral brigade Rajaram Basnet, tha se “nuk kishte parë kurrë në jetën e tij një katastrofë të tillë”.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

i akuzuar per kanosje ne norvegji dhe narkotike ne shqiperi arrestohet 28 vjecari ne durres 6a915a0f771a2
Lajmi i mëparshëm

I akuzuar për kanosje në Norvegji dhe narkotikë në Shqipëri/ Arrestohet 28-vjeçari në Durrës

dua lipa tregon te mirat e italise ne nje video per voguen 6a915b3f8e843
Lajmi i radhës

Dua Lipa tregon të mirat e Italisë, në një video për “Vogue”n

Të fundit nga

ShkoLartë