i akuzuar per kanosje ne norvegji dhe narkotike ne shqiperi arrestohet 28 vjecari ne durres 6a915a0f771a2

I akuzuar për kanosje në Norvegji dhe narkotikë në Shqipëri/ Arrestohet 28-vjeçari në Durrës

August 28, 2026
1 minut lexim

Një 28-vjeçar norvegjez, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra penale në Norvegji dhe Shqipëri, është lokalizuar dhe arrestuar provizorisht në zonën e “Plepat” në Durrës.

Kapja e tij u realizua në kuadër të operacionit të koduar “Fast”, pas koordinimit informativ dhe operacional të Interpol Tiranës me autoritetet homologe në Norvegji.

Autoritetet gjyqësore norvegjeze kishin lëshuar në prill të vitit 2026 një urdhër arresti ndaj 28-vjeçarit Sebastian Templet, i dyshuar për kanosje dhe prishje të qetësisë publike.

Ndërkohë, në Shqipëri, ndaj tij ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg” nga Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm, në muajin maj 2026, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

28-vjeçari është arrestuar provizorisht dhe pritet të ndiqen procedurat e mëtejshme ligjore për çështjet për të cilat është shpallur në kërkim.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

tahiri moskonstituimi i kuvendit e ka sjelle kosoven ne depresion te thelle 6a915993b5494
Lajmi i mëparshëm

Tahiri: Moskonstituimi i Kuvendit e ka sjellë Kosovën në depresion të thellë

permbytjet katastrofike ne nepal dhe tibet pezullohen operacionet e shpetimit frike per nje vale te dyte 6a915a72697bc
Lajmi i radhës

Përmbytjet katastrofike në Nepal dhe Tibet/ Pezullohen operacionet e shpëtimit, frikë për një valë të dytë

Të fundit nga

ShkoLartë